×
  • Lajme
  • Lajme

    Mjeku shqiptar në Gjermani: Menaxhimi i pandemisë në Kosovë është jashtë kontrollit

    FrontOnline
    25 Korrik 2020

    Mjeku kardiolog me punë në Gjermani, Fahri Beqa marrë parasysh numrin e lartë të të infektuarve në Kosovë jep vërejtje për menaxhimin e pandemisë në vendin tonë.

    “ka shumë faktorë që kanë ndikuar në këtë rritje të numrit. Faktorët janë në të dy anët, si nga ana e popullatës, si nga ana e institucioneve të cilat si duket nuk janë duke arritur ta menaxhojnë si duhet situatën në aspektin e zvogëlimit të rasteve të reja dhe po ashtu menaxhimin e rasteve që tashmë janë me koronavirus dhe janë duke e zhvilluar sëmundjen për shkak se kohëve të fundit është rritur edhe numri i të vdekurve”, tha Beqa për RTV21.

    “Tash jemi në një situatë kur numri i rasteve është rrit, numri i vdekjeve është rritur ndërkohë kapaciteti i klinikave nuk është ai që duhet të jetë dhe kemi një menaxhim i cili është totalisht joadekuat dhe më falni, ndoshta nuk dëshiroj të bëjë panik por ndoshta është totalisht jashtë kontrollit”, theksoi Beqa.

    Kardiologu Beqa vlerëson se më e keqja që mund të ndodh në Kosovë është infektimi i personelit mjekësor.

    “Nga personeli shëndetësor pastaj përhapet direkt tek grupet e rrezikuara për shkak se janë pacientët ata të cilët kërkojnë ndihmë në urgjenca të klinikave dhe janë pacientët kronikë që kanë nevojë për personelin shëndetësor dhe nëse personeli shëndetësor janë bartës të sëmundjes edhe ata të cilët nuk kanë simptoma e bartin sëmundjen direkt tek të sëmurët kronikë dhe pastaj vjen deri te zhvillimi i sëmundjes”, tha ai.

    “Kolegët janë ata që më së paku kanë faj në këtë situatë pasi po e kryejnë punën e tyre profesionale brenda mundësive që u ofrohen”, theksoi ai.

    Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike deri më tani janë 6917 të infektuar me Covid-19, prej tyre 3753 të shëruar.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, është deklaruar sërish para gazetarëve te Kuvendi i Kosovës, ku është pyetur për çështjen e presidentit. Pasi...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryeministri Edi Rama mblodhi sot në selinë rozë deputetët e Tiranës dhe të gjithë drejtuesit socialistë të të gjitha njësive. Top Channel...
    Front TV04 Mars 2026
    Partia Demokratike e Kosovës nuk do të votojë Andin Hotin, nëse ai kandidohet për president nga LVV-ja, ashtu siç është raportuar nga...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se e ende nuk kanë marrë ftesë për mbajtjen...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri e ka kritikuar partinë fituese, pra Lëvizjen Vetëvendosje e cila, sipas tij, ka përgjegjësinë...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e deputetëve të LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu ka thënë se LVV ka përgjegjësinë për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu pyetur nga gazetarët nëse presidentja Vjosa Osmani do të kthehej të garonte me LDK-në...
    Sport04 Mars 2026
    Edon Zhegrova mund të ndryshojë kampionat pas një sezoni në Itali. Futbollisti kosovar është prej kohësh në shënjestrën e Evertonit, që kërkon...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbledhja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje duket se ka përfunduar. Kjo pasi që deputetët e kësaj partie janë parë teksa dalin...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.