×
  • Lajme
  • Lajme

    Mjekët kërkojnë që Hetem Ramadani të dënohet për nxitje të urrejtjes me deklaratat e tij skandaloze – rrezikon nga 2 deri në 10 vjet burgim

    FrontOnline
    19 Qershor 2020

    I ashtuquajturi studiuesi i mjekësisë alternative, Hetem Ramadani, mund të dënohet nga 2 deri në 10 vjet burgim, për shkak të nxitjes në deklarata ndaj Mjekëve të Republikës së Kosovës. Kështu të paktën ka kërkuar Oda e Mjekëve të Kosovës, pas deklaratave të Ramadanit në një emision televiziv.

    OMK me shqetësim të madh është vënë në dijeni për deklarimet e Hetem Ramadanit në ‘Rubikon’ lidhur me temën e vaksinimit, në të cilën ai deklaroi se “Mjekët janë një ndër vrasësit më të mëdhenjtë në botë për shkak të gabimeve, për shkak të mosdijes, për shkak të interesave që janë në agjentë të farmacisë”.

    Deklarimet e tilla për vrasje i konsideron se janë akuza të rënda ndaj mjekëve si profesionist shëndetësor, e që kanë për qëllim stigmatizimin dhe në shënjestrim e figurës së mjekut në shoqëri.

    Oda e Mjekëve përmes këtij reagimi dënon ashpër një deklaratë të tillë e cila paraqet akuzë të drejtpërdrejtë ndaj komunitetit mjekësor. Për veprime që përbëjnë krime të rënda siç është privimi i njerëzve nga jeta.

    Pasoja esenciale e deklarimeve të tilla është paragjykimi ndaj profilit të mjekut, duke ndikuar në rapartin mes të mjekut dhe pacientit, përmes të cenimit të besueshmërisë së prezumuar.

    “Gjithashtu, duke qenë të vetëdijshëm se kohëve të fundit jemi përballur me pandeminë Covid-19 dhe kontributin e madh të mjekëve në parandalimin e përhapjes së këtij virusi dhe mbrojtjen e jetës njerëzore, OMK nuk do të lejojë që të cenohet dinjiteti dhe integriteti profesional i mjekut, i cili si profesionist shëndetësor kujdeset për jetën e qytetarëve duke i rrezikuar jetërat e tyre në angazhimin e luftimit të situatave të tilla të cilat rëndojnë shëndetin e qytetarëve të vendit tonë”, thotë reagimi.

    “Pohimet e tilla përbëjnë elemente të veprës penale të nxitjes së urrejtjes, e sakonksounuar me Kodin Penal të Kosovës. Ne konsiderojmë se organet ligj-zbatuese duhet të ndërmarrin veprime konkrete për të parandaluar çfarëdo paragjykimi dhe shkaktim të pasojave të kundërligjshme përfshirë ato që kanë të bëjnë me ushtrimin e profesionit”, thuhet në reagimin e OMK-së.

    Nga Rubrika
    Lajme30 Mars 2025
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka ndarë një fotografi me gruan dhe dy vajzat e tij në rrjetin social...
    Lajme30 Mars 2025
    Gazetari nga Shqipëria, Cim Peka, para disa ditësh ka postuar një fotografi me djalin e presidentit të Kenias. Në fotografi ai shihet...
    Lajme30 Mars 2025
    Të dielën besimtarët myslimanë në Pejë u drejtuan për te xhamia “Haxhi Ibrahim Devolli” për të falur namazin e Fitër Bajramit. Falja...
    Të tjera
    Lajme30 Mars 2025
    Bedri Hamza, kandidati për kryeministër i PDK-së, ka uruar festën e Fitër Bajramit për të gjithë besitmarët myslimanë. Në një postim në...
    Lajme30 Mars 2025
    Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka uruar festën e Fitër Bajramit për të gjithë besimtarët myslimanë. Përmes një postimi në rrjetin...
    Lajme30 Mars 2025
    Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka qenë për të bërë bajram në selinë e Bashksisë Islame të Kosovës, ku është pritur nga...
    Lajme30 Mars 2025
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka uruar festën e Fitër Bajramit të gjithë besimtarëve myslimanë. Në një postim në Facebook, ai ka...
    Lajme30 Mars 2025
    Ambasada amerikane në Kosovë ka uruar Fitër Bajramin për të gjithë besimtarët myslimanë. Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Ambasada uroi...
    Lajme30 Mars 2025
    Lidhja Demokratike e Kosovës  ka uruar festën e Fitër Bajramit për të gjithë besimtarët myslimanë. Në një postim në Facebook, ky subjekt...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.