×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Ministrja Bajrami tregon kur bëhet ekzekutimi i Pakos Emergjente

    FrontOnline
    25 Qershor 2020

    Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka dhënë detaje se si po shkohet në lidhje me aplikimin e Pakos Emergjente.

    Ajo ka theksuar se Komisioni po punon me intensitet të lartë pas janë vërejtur parregullsi gjatë aplikimit.

    “Nesër do të përfundoj me verifikimet e të gjitha kërkesave për kompensim të qirasë dhe deri në fund të kësaj jave do të përfundoj edhe me verifikimet, gjegjësisht validimet finale në të gjitha Masat si: Masa 3a (kompensimi në pagë prej 170 EUR), 3b (qiraja 50%), 7 (pagesë shtesë në vlerë prej 100 EUR për punëtorët e dyqaneve ushqimore, furrave dhe barnatoreve), 8 (pagesë e asistencës mujore në vlerë prej 130 EUR) dhe 14 (mbështetje financiare për shoqëritë tregtare që regjistrojnë punëtorët me kontratë pune së paku 1 vjeçare gjatë periudhës së emergjencës së shendetit publik nga 130 EUR)”, ka shkruar ajo.

    Postimi i plotë i saj:

    Të nderuar qytetarë,

    KOMISIONI është duke punuar me një intensitet dhe përkushtim të lartë në verifikimin e kërkesave të tatimpaguesve, të cilët kanë aplikuar për të përfituar nga Pakoja e kaluar.

    Gjatë verifikimeve nga KOMISIONI, po konstatohen parregullsi gjatë aplikimit, gjë që po vështirësojnë punën e KOMISIONIT.

    Është lajm i mirë që KOMISIONI tanimë është në finalizim të verifikimit të të gjitha aplikimeve.

    Nesër do të përfundoj me verifikimet e të gjitha kërkesave për kompensim të qirasë dhe deri në fund të kësaj jave do të përfundoj edhe me verifikimet, gjegjësisht validimet finale në të gjitha Masat si: Masa 3a (kompensimi në pagë prej 170 EUR), 3b (qiraja 50%), 7 (pagesë shtesë në vlerë prej 100 EUR për punëtorët e dyqaneve ushqimore, furrave dhe barnatoreve), 8 (pagesë e asistencës mujore në vlerë prej 130 EUR) dhe 14 (mbështetje financiare për shoqëritë tregtare që regjistrojnë punëtorët me kontratë pune së paku 1 vjeçare gjatë periudhës së emergjencës së shendetit publik nga 130 EUR).

    Ndërkohë, ju njoftojmë që edhe listat e përfituesve për masën 15 (pagesa e asistencës mujore në vlerë prej 130 EUR për qytetarët me kushte të rënda sociale të lajmëruar si të pa punë) janë në finalizim dhe shumë shpejtë do të bëhet ekzekutimi nga Thesari.

    Ministria e Financave siguron qytetarët e Kosovës që do të vazhdoj me implementimin e masave të pakos dhe se ekzekutimi i pagesave do të intensifikohet pas miratimit në Kuvend të buxhetit të rishikuar për vitin 2020

    Nga Rubrika
    Lajme22 Maj 2025
    Rasti i raportuar si rrëmbim, i cili ishte denoncuar më 21 maj 2025 rreth orës 00:45 në rrugën “Pajazit Islami” në Fushë...
    Lajme22 Maj 2025
    Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës ka reaguar pas vdekjes së dyshimtë të një gruaje 40-vjeçare në një objekt në ndërtim e...
    Lajme22 Maj 2025
    Zëvendësministri i Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, ka sqaruar deklaratën e dhënë sot se “ndërkombëtarët kanë nxitur trazira në veri”. Ai tha se...
    Të tjera
    Lajme22 Maj 2025
    Një 15-vjeçar ka humbur jetën pasditen e së enjtes në rrugën për në fshatin Bërnicë të Prishtinës, si pasojë e një vetaksidenti...
    Lajme22 Maj 2025
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi u takua me Përfaqësuese e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Kaja...
    Lajme22 Maj 2025
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim shefen e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallasin. Në takim, Abdixhiku ia...
    Lajme22 Maj 2025
    Zv/ministri i Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, i cili është edhe anëtar i VV’së, ka akuzuarndërkombëtarët se kanë nxitur trazira në veri. Lidhur...
    Lajme22 Maj 2025
    Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës kanë bërë thirrje urgjente për vaksinim, pas rritjes së ndjeshme të...
    Lajme22 Maj 2025
    Kryediplomatja e BE-së, Kaja Kallas tha se është duke u angazhuar në procesin e normalizimit në mes të Kosovë-Serbi, sepse kjo është...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.