×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri Selimi: Serbia i ka informacionet për fatin e Ukshin Hotit

    FrontOnline
    22 Gusht 2020

    Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, thotë se dokumentari i publikuar mbrëmë në televizionin publik për veprimtarin Ukshin Hoti, ka hedhur dritë mbi vrasjen e tij.

    Teksa komenton dokumentarin, Selimi shkruan se edhe përkundër faktit që Serbia ka informacione për fatin e Ukshin Hotit, asnjëherë nuk i ka publikuar ato dhe nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për t’i sjellë të dyshuarit para drejtësisë.

    Tutje, Selimi thekson se Kosova nuk do të ndalojë së kërkuari drejtësi për Ukshin Hotin dhe të pagjeturit e tjerë.

    “Shfaqja e dokumentarit “Udhëve” në RTK, ka hedhur dritë mbi vrasjen e veprimtarit Ukshin Hoti, bazuar në një dokument që ka rrjedhur nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë. Qeveria e Serbisë, edhe përkundër faktit që ka informacione për fatin e Ukshin Hotit, asnjëherë nuk i ka publikuar ato dhe nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për t’i sjellë të dyshuarit para drejtësisë, siç nuk ka bërë për asnjë krim të kryer gjatë luftës në Kosovë. Për më tepër, është e papranueshme disbalanca e presionit ndërkombëtar për krime lufte ndaj Kosovës krahasuar me atë ndaj Serbisë dhe që agresori të barazohet me viktimën në tavolinën e dialogut. Kosova nuk do të ndalojë së kërkuari drejtësi për Ukshin Hotin dhe të gjithë ata qytetarë të Kosovës, për fatin e të cilëve nuk dihet edhe 21 vjet pas lufte. Nuk do të lejojmë që krimet të mbesin pa u ndëshkuar”, shkruan ai.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Shkurt 2025
    Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka takuar për herë të parë presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti,...
    Lajme14 Shkurt 2025
    Një i pandehur është arratisur sot rreth orës 12:00 nga objekti i Gjykatës Themelore në Prishtinë, menjëherë pas përfundimit të seancës gjyqësore....
    Lajme14 Shkurt 2025
    Mendimi për motin – 14.02.2025 Mot më i ftohtë po parashihet për ditën e shtunë, kryesisht me vransira. Orëve të para të...
    Të tjera
    Lajme14 Shkurt 2025
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka shprehur ngushëllime familje Kërveshi për vdekjen e poetit, Muhamed Kërveshi. Haradinaj tha se Kërveshi ishte...
    Sport14 Shkurt 2025
    Në fillim të kësaj jave u raportua se Real Madridi kishte thirrur agjentët e Vinicius Junior për të zbuluar kërkesat e tyre...
    Vip14 Shkurt 2025
    Mbrëmjen e djeshme të gjithë banorët në shtëpinë e Big Brother Vip “hapën zemrën” e tyre dhe hodhën në letër ndjenjat e...
    Bota/Rajoni14 Shkurt 2025
    Komisioni Rregullator në KQZ në Shqipëri, gjatë ditës së sotme miratoi detajet e fletës së votimit që do tu dërgohen votuesve shqiptarë...
    Sport14 Shkurt 2025
    Boksierë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria pritet të ndeshen të shtunën në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë....
    Lajme14 Shkurt 2025
    Nënkryetari i OVL-UÇK-së, Fatmir Sopi, ka folur për bojkotin që do t’ia bëjnë organizimeve të Qeverisë së Kosovës për festën e pavarësisë...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.