
Pandemia me Covid-19 ka prekur edhe Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Ministrinë e Mbrojtjes. Nga gjashtë të infektuar me Coronavirus, 5 në FSK dhe një në Ministri, tani më janë shëruar të gjithë.
Këtë e ka thënë për Front Online, Ministri në detyrë i Ministrisë së Mbrojtjes, Anton Quni.
“Brenda Ministrisë ne e kemi pasur vetëm një zyrtarë të infektuar, kurse brena njësive operacionale gjithsej kemi pasur 5 të infektuar, që tani të gjithë janë shëruar”, tha ai për Front Online.
Quni ka treguar se si u menaxhuar situata me Covid-19 derisa thotë se që nga momenti kur është kuptuar rrezikshmëria e këtij virusi , ata kanë qenë në gatishmëri për t’u dalë në ndihmë autoriteteve civile.
“Nga momenti kur kemi kuptuar rrezikun që paraqet Covid-19, ende pa u ndërmarrë masat nga Autoritetet e Qeverisë dhe personalitetet e thirrura për këtë çështje, ne e kemi pasë si informatë dhe është në natyrën e armatave, ushtrive që t’i ndërmarrin masat preventive, së paku ato paralajmëruese. Në momentin kur Qeveria ka vendosur që në nivel të Kosovës të menaxhohet kjo situatë, ne kemi qenë të gatshëm t’i përgjigjemi situatës. Ne kemi ndërmarrë masat për mbrojtjen e personalit që në të ardhmen të jenë të gatshëm t’u asistojnë autoriteteve civile, ka qenë shumë esenciale ta ruajmë shëndetin e të gjithë pjesëtareve të FSK-së dhe zyrtarëve të Ministrisë”, tha ai për Front Online.