×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Meta në emër të shqiptarëve uron Trumpin: Gëzuar 4 korrikun!

    FrontOnline
    04 Korrik 2020

    Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, e ka uruar homologun e tij amerikan me rastin e 244 vjetorit të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    Ai ka uruar që lidhjet ndërmjet shqiptarëve dhe amerikaneve të forcohen edhe më tepër.

    “I njëjti mesazh urimi iu shkon të gjithë shqiptaro-amerikanëve, të cilët kanë kontribuar ndjeshëm për forcimin e marrëdhënieve tona, duke shërbyer në këtë mënyrë si një urë lidhëse për miqësinë tonë afatgjatë e të fortë”.

    Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij në Facebook:

    I nderuar Zoti President, Donald J. Trump!

    Viti 2020 shënon 244-vjetorin e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, një trashëgimi e përbashkët e lirisë dhe përkujtimit të udhëtimit, si dhe të sakrificave të popullit të madh amerikan, që e bënë këtë komb kaq të fortë e të begatë.

    Etërit tuaj Themelues e dinin shumë mirë çmimin e lirisë, sepse u zotuan të jepnin jetën, fatin dhe nderin e tyre të shenjtë për të shpallur pavarësinë, si dhe për të mbrojtur të drejtat e dhëna nga Zoti.

    Këto themele të qëndrueshme mbeten edhe sot e kësaj dite parimet kryesore të ekzistencës së kombeve demokratike.

    Ky përvjetor mbërrin në një kohë shumë të vështirë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe për mbarë botën, pasi pandemia e COVID-19 është përhapur në të gjithë rruzullin tonë me efektet e saj serioze dhe të paparashikueshme.

    Ne jemi optimistë se forca e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do t’ia dalë mbanë të mbizotërojë kundër kësaj pandemie dhe se ato do të ngrihen edhe më të fortë se kurrë, duke qenë njëkohësisht mirënjohës për mbështetjen dhe ndihmesën bujare që qeveria juaj na ka dhënë teksa ne po përballemi me sfidat e pandemisë.

    I dashur Zoti President,

    Ndërsa 4 korriku po troket në prag, populli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës si dhe aleatët e tij do të festojnë lindjen e kombit tuaj të madh.

    Po e shfrytëzoj këtë rast, që në emrin tim dhe atë të popullit shqiptar, t’Ju uroj Ju dhe mbarë popullin amerikan: “Gëzuar 4 korrikun!”, si dhe t’Ju shpreh urimet e mia më të mira për shëndetin dhe lumturinë Tuaj dhe përparimin e mëtejshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës!

    I njëjti mesazh urimi iu shkon të gjithë shqiptaro-amerikanëve, të cilët kanë kontribuar ndjeshëm për forcimin e marrëdhënieve tona, duke shërbyer në këtë mënyrë si një urë lidhëse për miqësinë tonë afatgjatë e të fortë.

    Kam kënaqësinë t’Ju përcjell i dashur Zoti President, vendosmërinë e Shqipërisë për të qenë krah Shteteve të Bashkuara të Amerikës në mënyrë që t’i shërbejmë interesit të përbashkët të të dy kombeve tanë miq, teksa Shtetet e Bashkuara festojnë 244-vjetorin e Pavarësisë dhe ripërtërijnë energjinë e tyre për t’u përballur me sukses me sfidat e kohës sonë.

    Uroj që lidhjet tona të forcohen edhe më tepër, ndërsa ne i gëzohemi miqësisë sonë të bekuar!

    Ju lutem pranoni, zoti President, sigurimet e vlerësimit tim më të lartë! 

    Nga Rubrika
    Lajme23 Janar 2025
    Gazetari dhe analisti Lavdim Hamidi, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se disa kandidatë për deputet e kanë të siguruar mandatin në...
    Lajme23 Janar 2025
    Mirëbesues se rezultatin do ta ketë të mirë si “në garë për të dalë të parët” u shpreh kandidati i Partisë Demokratike...
    Lajme23 Janar 2025
    Deputeti kosovar në Kantonin e Bernit, Korab Rashiti, ka thënë se “koha e Kurtit tani është e numëruar”. Kjo pas reagimti të...
    Të tjera
    Zgjedhjet 202523 Janar 2025
    Altin Krasniqi, kandidat i PDK-së për deputet, ka takuar sot dajtë e prindit të tij, Jakup Krasniqit. Nga ta ai ka marr...
    Lajme23 Janar 2025
    Mirëbesues se rezultatin do ta ketë të mirë si “në garë për të dalë të parët” u shpreh kandidati i Partisë Demokratike...
    Lajme23 Janar 2025
    Deputeti kosovar në Kantonin e Bernit, Korab Rashiti, ka thënë se “koha e Kurtit tani është e numëruar”. Kjo pas reagimti të...
    Zgjedhjet 202523 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka deklaruar se një arsim cilësor varet nga vlerësimi, motivimi dhe...
    Zgjedhjet 202523 Janar 2025
    Koalicioni AAK-Nisma-Konservatorët-Forumi Intelektual E30-Ideal sonte ka mbajtur një tubim në Fushë Kosovë. Në lidhje me këtë tubim, kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj...
    Lajme23 Janar 2025
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe ish-Kryeministri Ramush Haradinaj, i cili ndodhet këto ditë në Uashington, në një intervistë për...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.