×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbledhja virtuale- Kryetarët e komunave i kërkojnë Hotit të shtohet numri i inspektorëve sanitarë

    FrontOnline
    06 Korrik 2020

    Kryetarët e komunave të Kosovës sot kanë mbajtur një mbledhje virtuale me Kryeministrin Avdullah Hoti. Temë diskutimi ka qenë menaxhimi i pandemisë dhe masat e reja të marra nga Qeveria

    Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, tha për Express se kryetarët e komunave kanë përkrahur vendimet e Qeverisë, për luftimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19.

    “Në mbledhjen e sotme është diskutuar për situatën aktuale me COVID-19. Kryetarët e komunave i përkrahën vendimet e fundit të Qeverisë, dhe theksuan se çdo vendim apo masë që vije nga niveli qendror e që domosdoshmërisht në konsultim me komuna do të implementimet apo zbatohet pa kurrfarë problemi dhe mirëpresin vendime të tilla që dërgojnë në minimizimin e rasteve të të infektuarve”, deklaroi Ibrahimi.

    Ibrahimi tha se kryetarët e komunave kanë kërkuar që të shtohet numri i inspektorëve sanitarë, kërkesë kjo e cila është përkrahur edhe nga Hoti.

    “Kërkesa e komunave për shtimin e inspektorëve sanitarë është marrë parasysh dhe që gjatë kësaj jave pritet një udhëzim nga niveli qendror të dërgohet në nivelin lokal sa i përket angazhimit të inspektorëve sanitarë”, tha Ibrahimi.

    Ai shtoi se kryetarët e komunave kanë paraqitur rekomandimet e tyre për zbatimin e vendimeve.

    “Kryetarët e komunave mirëpritën vendimin që testet virologjike mund të bëhen edhe në nivelin e spitaleve rajonale, por edhe në nivel lokal aty ku plotësohen kushtet higjienike. Po ashtu, kryetarët e komunave u shprehën të gatshëm për trajtimin e pacientëve nëpër spitalet rajonale”, deklaroi Ibrahimi.

    Kjo mbledhje e Hotit me kryetarët e komunave vjen pasa masave të reja ndaj COVID-19 qe Qeveria e Kosovës i mori të dielën.

    Masat e reja të Qeverisë për parandalimin e përhapjes së COVID-19 kanë hyrë në fuqi nga data 6 qershor.

    Ndër masat që u morën të dielën është edhe ndalimi i qarkullimit pas orës 21:00, nëpër komunat që kanë më shumë raste aktive me COVID-19.

    Po ashtu, restorantet, kafenetë, klubet e natës dhe ndërmarrje tjera të ngjashme që ofrojnë shërbime të gastronomisë kudo në Kosovë nga sot e kanë të ndaluar që të ofrojnë shërbime brenda.

    Përveç që këto ndërmarrje do të mbyllen tërësisht nga ora 21:00 deri në orën 05:00, ato s’do të mund të punojnë në hapësira të mbyllura as jashtë këtij orari.

    “Nga data 6 korrik 2020, të gjitha subjekteve që ofrojnë shërbime të gastronomisë (restorantet, kafiteritë, klubet e natës dhe të ngjashme): Iu ndalohet funksionimi nga ora 21:00 deri në 05:00 në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës; Jashtë këtij orari mund të punojnë vetëm në hapësira të hapura duke respektuar distancën prej 1.5 metrash hapësirë ndërmjet tavolinave, si dhe shërbimet “merre me vete”“, thuhet në pikën 9 të vendimit të qeverisë.

    NimiTV, dhurata ideale e fundvitit
    Nga Rubrika
    Lajme05 Maj 2024
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama u ka bërë thirrje qytetarëve që jetojnë në Prishtinë, por të lindur në qytete tjera, të regjistrohen...
    Lajme05 Maj 2024
    Abdullah Haradinaj del shpesh në parkun e Gërmisë. Gjatë ecjes këndej, i ka rënë të shohë edhe gjarpërinj, por nuk është ndier...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Albana Koçiu ka reaguar për ngjarjen e në Shkodër, ku një nënë me tre...
    Të tjera
    Lajme05 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka shkruar për nënën e tij e njohur si ‘Nëna Rukë’, e...
    Lajme05 Maj 2024
    Nesër, më 6 maj shënohet 27-vjetori i rënies së ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Luan Haradinaj. Në nderim të figurës së...
    Vip05 Maj 2024
    Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, prej më shumë se një viti është zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Bukuroshja, e...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Sipas agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA) një krizë tjetër po shpërthen pasi mijëra tonë mbeturina po grumbullohen në të gjithë...
    Lajme05 Maj 2024
    Në 75-vjetorin e themelimit të Këshillit të Evropës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar themelimin e organizatës më të vjetër në...
    Lajme05 Maj 2024
    Kërkimet për gjetjen e trupave të Alma Arrazit dhe dy fëmijëve të saj nuk do të ndalen as gjatë orëve të mbrëmjes....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.