×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbetjet e tankut serb qëndrojnë në një fshat të Skënderajt tash e 20 vite, si dëshmi e disfatës së forcave serbe

    FrontOnline
    13 Qershor 2020

    Një tank i shkatërruar serb tash e 21 vite ruhet në Qubrel të Skënderajt.

    Ai ka mbetur aty pas një beteje të ashpër të u zhvillua mes  forcave serbe që po shkonin në drejtim të Pejës dhe pjesëtarëve të UÇK-së.

    Historinë e këtij tanku, vite më parë e kishte rrëfyer veterani luftës së UÇK-së, Adem Buliqi.

    Ai kishte rrëfyer se më 17 prill 1999, në këtë pjesë të fshatit, përkatësisht në rrugën Skenderaj-Pejë, forcat e UÇK-së u ndeshën me një konvoj të ushtrisë serbe që kishte disa automjete dhe një tank.

    “Ishim mirë të përgatitur dhe forcave serbe ju shkaktuam humbje të mëdha në njerëz. Duke parë se nuk do ia dalin në luftë me ne, forcat serbe mblodhën të vrarit dhe të plagosurit e tyre dhe filluan të ikin, pasi terreni ishte i tillë dhe tanku nuk mund të depërtonte deri në pikën ku ne qëndronim. Nuk e di se si ndodhi, a u qëlluan drejtuesit e tankut nga ndonjë plumb i ushtarëve tonë, apo ndodhi diçka tjetër, por për një kemi parë se tanku u rrokullis në anën e kundërt të rrugës ku ne po qëndronim”, kishte rrëfyer ai vite më parë.

    Bulliqi ka thënë se nuk ka para që e detyron ta largojë këtë tank nga aty dhe se do ta ruajë për të kujtuar betejën e ashpër që u zhvillua dhe humbjen e forcave serbe.

    Reporteri.net ju sjell disa foto nga mbetjet e këtij tanku që janë realizuar sot. /Reporteri/

       

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.