×
  • Lajme
  • Lajme

    Martin Vulaj: Anulimi i takimit në Washington rrezikon që SHBA t’i lajë duart nga Kosova

    FrontOnline
    25 Qershor 2020

    Ish-drejtuesi i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Martin Vulaj, ka thënë se i përzgjedhuri special i Shtëpisë së Bardhë për të ndërmjetësuar në dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, është zhgënjyer nga vendimi i palës kosovare për të mos shkuar në Ëashnigton.

    Në një lidhje direkte nga SHBA në Klan Kosova, ai ka thënë se ky anulim takimi rrezikon që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të heqin dorë nga përpjekja për të gjetur zgjidhje për problemin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

    “Në këto rrjedhat e fundit ka shumë paqartësi, por është e qartë se nuk është rastësi. Pa dashur të hyj në spekulime, por pasojat janë shumë të rënda, jo vetëm për procesin që kemi qenë në mes, por edhe për kërcënimin që e paraqet për Kosovën”.

    Vulaj ka treguar se ka zhvilluar një bisedë me Grenell dhe se ky i fundit ka dashur që pala kosovare të shkojë për bisedime në SHBA.

    “Grenell ka thënë se ai ka qenë në koordinim me këshilltarë të sigurimit kombëtar të Francës dhe Gjermanisë – Amerika dëshiron të krijojë hapësirë për marrëveshje ekonomike [të krijojë një klimë më të mirë ekonomike, të punësohen njerëzit dhe të krijohen kushte për të hyrë në një fazë politike në të cilën përfshihet edhe Europa]. Pa Europën nuk ka integrim në Bashkim Europian dhe investime të tjera që janë të nevojshme”.

    Ai tregon se Grenell nuk e ka pritur mirë lajmin se Gjykata Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj Presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit.

    “Normal që nuk është pritur mirë; megjithëse e mbështesin procesin e drejtësisë. Nuk është pritur mirë koha kur është shfaqur kjo gjë sidomos duke pasur parasysh natyrën e këtij lajmi. Ishte pak e çuditshme me pas një lajm të tillë që ka pasoja të drejtpërdrejta në dialogun Kosovë-Serbi”.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Korrik 2025
    Nesër parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas Instituti Hidrometeorologjik të Kosovës, lokalisht parashihen reshje të shkurtra shiu....
    Lajme15 Korrik 2025
    Një person është arrestuar sot në Mitrovicë nga Policia e Kosovës, pasi u kap në posedim të një arme zjarri pa leje....
    Lajme15 Korrik 2025
    Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë nesër një konferencë për media. Konferenca do të nmbahet duke filluar nga ora 14:00, në...
    Të tjera
    Lajme15 Korrik 2025
    Agjencia e Kosovës për Akreditim është bërë sërish pjesë e Regjistrit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR), si...
    Lajme15 Korrik 2025
    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri në emisionin Rubikon të Klan Kosovës, tha se kuvendi ka dështuar për të 47-ën...
    Lajme15 Korrik 2025
    Pacientët me kancer po detyrohen ta sigurojnë vetë terapinë, pasi në Klinikën e Onkologjisë mungon një pjesë e ilaçeve të nevojshme. Ata...
    Lajme15 Korrik 2025
    Analisti Imer Mushkolaj ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Supreme , duke thënë se Gjykata nuk po e pengon digjitalizimin e biznesve...
    Sport15 Korrik 2025
    Një kalim i Armando Brojës në kampionatin gjerman nuk do të ishte surprizë, pasi futbollisti shqiptar preferohet së tepërmi atje. Më herët...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.