×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Maqedoni: Po ulet numri i pacientëve nëpër spitale, nuk ka masa kufizuese pas zgjedhjeve

    FrontOnline
    09 Korrik 2020

    Autoritetet shëndetësore në Maqedoninë e Veriut paralajmërojnë se nuk ka kthim të masave kufizuese pas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të caktuara për më 15 korrik. Këtë dje e paralajmëroi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe i cili tha se tek ne nuk ka paralajmërim se nevojitet ndonjë masë shtesë.

    Në arsyetimin për qëndrimin e tij ai theksoi se për dallim nga Serbia, ku pati tubime të mëdha të ndeshjeve sportive, tek ne këto tubime janë ndaluar.

    “Mund të luhen ndeshje sportive, sporte grupore pa publik për shkak se e dimë se është një rrezik i madh. Në atë kuptim edhe momenti kur duhet të vendoset restriksioni, duhet të vlerësohet mirë, sepse në një moment ndoshta edhe është shumë vonë”, tha FIlipçe.

    Njëherit, theksoi se në periudhën e fundit ka numër gjithnjë e më të vogël të pacientëve në spitale. Mesatarja e rasteve të reja sipas tij, çdo ditë po ulet.

    “Masa kufizuese vendoset atëherë kur do të vlerësohet se ka rrezik për sistemin shëndetësor dhe kjo na u konfirmua nga ana e ekspertit, i cili na vizitoi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Ajo është masa e vetme plotësuese e të gjitha masave që tani vlejnë tek ne, por nuk vlejtën në vendet përreth”, deklaroi Filipçe.

    Njëkohësisht, njeriu i parë i shëndetësisë në vend përmendi se çfarëdo lloj forme e tubimit ku nuk do të mbahet distancë, qytetarët nuk do të mbajnë maskë absolutisht është rrezik si për shëndetin e të gjithë të pranishmëve, ashtu edhe për shëndetin e të gjithë familjarëve të tyre.

    “Rekomandim absolutisht ka pasur, ka edhe tani dhe do të ketë edhe në të ardhmen për çfarëdo lloj forme të tubimit masiv. Por, çdoherë vijmë deri tek pika e njejtë, e ajo është se një pjesë e madhe në tërë luftën kundër coronavirusit mbetet në vetëdijen dhe ndërgjegjen e popullit. Edhe ajo që ndodhte gjatë periudhës së kaluar, rastet e reja, vala e dytë, fillimi, transmisioni pas kësaj shpejtuam me ngjarje në të cilat këto masa preventive nuk respektohen”, tha Filipçe.

    Ministri i Shëndetësisë, megjithatë, tha se beson se në ditët e fundit të fushatës, ndërkaq edhe mbrëmjen pas zgjedhjeve kur do të dihen rezultatet, do të respektohen absolutisht të gjitha protokollet.

    Përndryshe, dje u bënë 1794 testime, ndërkaq u regjistruan 163 raste të reja me Covid-19. Edhe më tutje numri më i madh i rasteve pozitive është regjistruar në Shkup (dje gjithsej 87 pozitivë). Nga ana tjetër dje nga Instituti për shëndet publik u kumtua se ka 230 pacientë të shëruar, prej të cilëve 126 vetëm nga Shkupi, ku është edhe numri më i madh i rasteve aktive në shtet, (1.895), më pas pasojnë qytetet Kumanovë dhe Tetovë, përkatësisht Shtip.

    Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me Covid-19 në vendin tonë prej fillimit të epidemisë është 7.406, numri i të shëruarve është 3.554, i të vdekurve është 359, ndërsa për momentin numri i rasteve aktive në vend është 3.493.

    Blini derivate me çmim të lirë dhe hyni në garë për të fituar banesë, iphone 13 e 19 shpërblime tjera
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni26 Korrik 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka marrë pjesë në Paris në samitin mbi sportin dhe zhvillimin e qëndrueshëm krah rreth pesëdhjetë krerë...
    Bota/Rajoni26 Korrik 2024
    Presidenti i Shqipërsië, Bajram Begaj ka pritur në takim ambasadoren e Zambias, Patricia Chisango Kondolo. Në njoftimin e presidencës së Shqipërisë, bëhet...
    Bota/Rajoni26 Korrik 2024
    Pasagjerët që ishin në aeroportin në Bazel të Zvicrës, janë evakuuar. Kjo është bërë për të shmangur rrezikun, pasi ka pasur një...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.