×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Maqedoni: Fillojnë me punë palestrat, prej sot objektet hotelerike do të punojnë edhe në brendësi

    FrontOnline
    26 Qershor 2020

    Objektet hotelierike prej sot mund të punojnë edhe në brendësi të objekteve përmes protokollit adekuat për punë, ndërkaq lejohet edhe puna e palestrave, përderisa qendrat tregtare do të mund të punojnë edhe të dielën.

    Këtë e mundëson Dekreti që e solli Qeveria në mbledhjen e saj të 72-të, të martën, në bazë të rekomandimeve të Komisionit për sëmundje ngjitëse. Në pajtim me protokollet për punë, të punësuarit në objektet hotelierike të cilët shërbejnë, detyrimisht duhet të mbajnë maska mbrojtëse dhe ta mbajnë higjienën e duarve shpesh. Në hapësirën për shërbim të mysafirëve, ku janë të vendosura tryezat, duhet të sigurohet distancë mes karrigeve prej 1,5 deri dy metra me tryezat fqinje në të gjitha drejtimet.

    Në një tryezë me katër karrige mund të ulen dhe të shërbehen maksimum dy persona apo katër, nëse janë të një familjeje. Lejohet numër maksimal prej 12 personave në tryeza të ngjitura së bashku me distancën e detyrueshme mes secilit mysafir prej 1,5 metra.
    Detyrimisht duhet të vendoset mjet dezinfektues për duar në çdo tryezë. Ndalohet organizimi i festave (dasma, ditëlindje dhe të ngjashme).

    Gjatë organizimit të lojërave të fatit në automat klubet, numri i personave është i kufizuar, përkatësisht më së shumti një person mund të jetë i pranishëm në pesë metra katrorë, ndërsa në hyrje, detyrimisht duhet të ketë shërbim për mirëmbajtjen e rendit i cili kryen dezinfektimin e duarve për të gjithë personat që hyjnë në objekt, kontroll të pajisjes mbrojtëse (maska mbrojtëse). Pajisja mbrojtëse është e detyrueshme gjatë hyrjes dhe lëvizjes në objekt. Në objekt është e detyrueshme mbajtja e distancës prej së paku 1,5 metër, ndërsa në rast të distancës më të vogël duhet të përdoren ndarëse plastike, xhami apo të ngjashme, paravane dhe të ngjashme.

    Kushte të ngjashme ka edhe për organizimin e lojërave të fatit nëpër kazino, me atë që shërbimi për mirëmbajtjen e rendit do të bëjë lëshimin e kontrolluar të personave në objekt me ruajtje të distancës prej ë paku dy metrave deri tek recepsioni i kazinos. Njëherit pozicionet për regjistrim të vizitorëve duhet të jenë të ndara së paku dy metra nga njëri-tjetri. Prania e personave nëpër arka në objekt është me mirëmbajtje të dy metrave distancë.

    Për lojë në aparate të fatit (AIS) nëse mysafirët ulen në vendin e lojës në AIS dhe me atë rast është ruajtur distanca minimale apo vendi i lojës është siguruar me paravane, atëherë mbajtja pajisjes mbrojtëse është e detyrueshme gjatë lojës. Nëse mysafirët ulen në vendin e lojës në AIS me më shumë vende (rulet elektronik) dhe me atë rast është ruajtur distanca minimale apo vendi i lojës është siguruar me paravan, atëherë mbajtja e pajisjes mbrojtëse është e detyrueshme gjatë lojës.

    Për lojë në tryeza është paraparë që loja Ruleti amerikan të zhvillohet me më së shumti tre lojtarë, me ç’rast mbajtja e pajisjes mbrojtëse është e detyrueshme.

    Si të kurseni mbi 350 kilovatë/orë në muaj me një investim të thjeshtë, tregon Idriz Ferati, drejtor i Auditimit në…
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni26 Korrik 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka marrë pjesë në Paris në samitin mbi sportin dhe zhvillimin e qëndrueshëm krah rreth pesëdhjetë krerë...
    Bota/Rajoni26 Korrik 2024
    Presidenti i Shqipërsië, Bajram Begaj ka pritur në takim ambasadoren e Zambias, Patricia Chisango Kondolo. Në njoftimin e presidencës së Shqipërisë, bëhet...
    Bota/Rajoni26 Korrik 2024
    Pasagjerët që ishin në aeroportin në Bazel të Zvicrës, janë evakuuar. Kjo është bërë për të shmangur rrezikun, pasi ka pasur një...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.