×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Manifestim kundër Contes, kërkohet dorëheqja e tij për shkak të keqmenaxhimit të pandemisë

    FrontOnline
    04 Korrik 2020

    Koaliconi i qëndrës së djathtë italiane e përbërë nga partia Forza Italia e ish-kryeministrit Silvio Berlsuconi, Partia Lidhja me lider Matteo Salvni dhe Fratelli d’Italia drejtuar nga Giorgia Meloni, kanë zhvilluar sot (4 korrik) në Romë një manifestim kundër qeverisë Conte 2.

    Në këtë manifestim pa flamuj politikë, e vetëm me simbol flamurin kombëtar e me slloganin “Së bashku për Italinë e punës”, qëndra e djathtë italiane ka kërkuar dorëheqjen e qeverisë Conte duke e konsideruar të paaftë në rilançimin e sistemit ekonomik, të punës në Italinë e kësaj faze të bashkëjetesës me pandeminë.

    Conte dhe stafi ekzekutiv i tij akuzohen për paaftësi në menaxhimin e emergjencës Covid, e cila çoi në falimentimin e mjaft sipërmarrjeve italiane, në humbjen e vendeve të punës për dhjetra mijëra italianë e vuri në krizë të thellë ekonomike mjaft familje.

    “Mbi këtë podium e përballë jush është kush do të qeverisë vendin” ka deklaruar lideri i Lidhjes Matteo Salvini/ “Ky shesh është një sinjal shprese për Italinë e cila ka shumë dëshirë rë rinis zhvillimin ekonomik të saj”, tha ai.

    I pranishëm në manifestim dhe ish-kryetari i Parlamentit Europiane akutalisht zëvendës kryetar i Forza Italia, Antonio Tajani i cili para manifestuesve u shpreh se ” ky shesh është sheshi i lirisë, i kërkesës së një vizioni për të ardhmen e vendit, që i mungon atyre që sot po e drejtojnë.”

    “Duhet një reagim i fortë e t’i jepet vendit një qeveri e votuar nga populli”, tha ai.

    Liderja e Partisë Fratelli d’Italia e ka konsdieraur qeverinë Conte një qeveri të shurdhët përballë nevojave të popullit, që shtyn ditën me fjalë e jo duke punuar dhe që nuk arrin t’i paguajë as asistencën miliona italianëve që i ka lënë pa punë!

    Manifestimi u krye në respekt të rregullave të pandemisë. Në sheshin Piazza del Polpolo në Romë u lejuan të marrin pjesë vetëm 4,800 persona të ulur në karrige në distancim social anticovid nga njëri-tjetri.

    Banori apo banorja i/e radhës në BBVK vjen nga Tirana, por kush është ai/ajo?
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni25 Shtator 2023
    Gazetari i njohur nga Shqipëria Marin Mema, ka bërë një thirrje për të gjithë shqiptarët. Sonte nga ora 19:00, ai ka thirrur...
    Bota/Rajoni25 Shtator 2023
    Kuksianët duket se kanë zgjedhur përsëri Partinë Socialiste për t’i qeverisur me një kryetar bashkie, i cili është duke e udhëhequr garën,...
    Bota/Rajoni25 Shtator 2023
    Këndet e lojërave të Rusisë po bëhen terrene parakalimi. Në shkollat ​​nga Paqësori deri në Detin e Zi, fëmijët në çerdhe veshin...
    Të tjera
    Lajme25 Shtator 2023
    Nën patronatin e Ministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Republikës së Kosovës, me rastin...
    Lajme25 Shtator 2023
    Këshilltari i Glauk Konjufcës, Ilir Kërçeli, ka thënë që qytetarët serbë të komunave veriore të Kosovës nuk e përkrahën sulmin ndaj Policisë...
    Sport25 Shtator 2023
    Amir Rrahmanin nuk po e lënë rehat lëndimet në sezonin e ri. Futbollisti kosovar fillimisht u lëndua lehtë në ndeshjen ndaj Rumanisë...
    Vip25 Shtator 2023
    Kanë mbetur edhe pak ditë nga publikimi i filmi më të ri shqiptar “Në Kuadër të Dashurisë”. Gjatë ditës së djeshme, është...
    Bota/Rajoni25 Shtator 2023
    Kuksianët duket se kanë zgjedhur përsëri Partinë Socialiste për t’i qeverisur me një kryetar bashkie, i cili është duke e udhëhequr garën,...
    Lajme25 Shtator 2023
    Vetereani i UÇK-së Asllan Hasanaj tha në një intervistë për “Good Morning Albanians” në Euroneës Albania se sulmi i ndodhur mëngjesin e...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.