Profesori dhe njohësi i çështjeve politike, Fadil Maloku ka treguar hapat të cilët duhet të ndiqen që Kosova të dalë nga ngërqi aktual.
Maloku thotë se hapi i parë është që të arrihet njē konsensus nacional e politik për nevojën e ndryshimeve radikale të “frymës dhe germës ahtisariane”.
I dyti, sipas tij, lidhet me fillimin e zhveshjes së tërësishme të “fytyrës” kushtetuese e superdiskriminimit pozitiv, derisa hapi i tretë dhe i fundit, është që të pajtohen të gjitha partitë politike pēr ndryshimin e Ligjit Zgjedhor dhe shndrrimin e tij në një Ligj aktiv, praktik, pragmatik dhe të kohēs.
Postimi i plotë i tij:
Tre hapa të sigurt, se si mund tē dal Kosova nga ngërqi aktual
1. HAPA I PARË; Të arrihet njē konsenzus nacional e politik për NEVOJËN e ndryshimeve radikale të “frymës dhe germës ahtisariane”, nëpër gjitha institucionet (tashmë pothuajse) bankrotuese kosovare. Ku me “gishta tanë parlamentar”, nga viktima aktive e Serbisë, me Gjykatën Speciale, e shpallëm vetën tonë agresor …(elaborim fizibiliteti);
2. HAPI I DYTË; Të filloj zhveshja e tërësishme e “fytyrës” kushtetuese e superdiskriminimit pozitiv, (që është një presedan unik në botë!) ku një vend me 95% të popullësisë etnike, shpallet multietnik…(Analizë;Sociale, politike, ekonomike,juridike e ushtarake);
3. HAPI I TRETË; Të pajtohën gjitha partitë politike pēr ndryshimin e Ligjit Zgjedhor dhe shndrrimin e tij në një Ligj aktiv, praktik, pragmatik dhe të kohēs…(studim konsistent);
(P. S. Nga një studim më i gjerë sociologjik)

Të tjera
-
08:21 | 29 Janar 2023
-
08:19 | 29 Janar 2023
-
LajmeMoti sot në Kosovë07:58 | 29 Janar 2023
-
07:42 | 29 Janar 2023
-
00:00 | 29 Janar 2023
-
23:36 | 28 Janar 2023
-
23:33 | 28 Janar 2023
-
23:32 | 28 Janar 2023
-
23:04 | 28 Janar 2023
-
22:41 | 28 Janar 2023
-
22:40 | 28 Janar 2023
-
21:40 | 28 Janar 2023