×
  • Lajme
  • Lajme

    Malishevë: Punimet në ndërtimin e objektit të urgjencës në QKMF drejtë përfundimit

    FrontOnline
    23 Qershor 2020

    Ndërtimi i objekti të urgjencës në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë, po shkon drejt përfundimit të saj dhe shumë shpejt Malisheva do të bëhet me një objekt dhe një shërbim shumë profesional në fushën e ofrimit të shërbimit urgjent shëndetësor.

    Punimet në këtë objekt sot i kanë parë nga afër i pari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, së bashku me drejtorin e Drejtorisë për Shëndetësi, Liridon Hoti.

    Kryetari Begaj dhe drejtori Hoti, janë njoftuar nga drejtori i QKMF-së, Nuhi Morina, me punimet dhe rëndësinë që ka ndërtimi i këtij objekti, i cili pas futjes në funksion do të përmirësoj shërbimet shëndetësore që ofrohen nga shërbimi i urgjencës.

    Kryetari Begaj, pasi u njoftua me punimet që janë duke u bërë, u nda i kënaqur me ecurinë dhe cilësinë e punimeve në këtë objekt, pasi ndërtimi është duke u bërë sipas standardeve të kërkuara.

    “Ne jemi duke investuar në të gjitha fushat e infrastrukturës, ndërsa investimet në shëndetësi janë një prej prioriteteve tona, pasi kemi obligime në raport me shërbimet shëndetësore dhe jemi duke dhënë maksimumin e mundshëm në këtë drejtim, me qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më të mira shëndetësore”, tha kryetari Begaj.

    Përndryshe, qyteti i Malishevës, që gjendet në mes të Kosovës, i ka më së largu qendrat spitalore, prandaj ofrimi i shërbimit shëndetësor të urgjencës, është tepër i nevojshëm dhe për këtë qëllim komuna është duke investuar në përmirësimin e ofrimit të shërbimeve shëndetësore.

    facebook

    Sunny Hill 2025: Yjet që do ta pushtojnë Prishtinën
    Nga Rubrika
    Lajme16 Maj 2025
    Forca e Sigurisë së Kosovës është duke kaluar në fazën e fundit të tranzicionit, që synon transformimin e saj në një ushtri...
    Lajme16 Maj 2025
    Duke folur për Samitin e Komunitetit Politik Evropian që u mbajt në Tiranë, publicisti i njohur dhe ish-ambasadori i Kosovës në Gjermani,...
    Lajme16 Maj 2025
    Daut Haradinaj, deputet i AAK-së, ka komentuar situatën politike në vend dhe ka shprehur shqetësim për krizën e thellë që po kalon...
    Të tjera
    Lajme16 Maj 2025
    Ferat Shala, deputet nga radhët e PDK-së, ka thënë se shteti i Kosovës ka dështuar totalisht në sigurimin e rezervave shtetërore. Shala...
    Lajme16 Maj 2025
    Mendimi për motin – 16.05.2025 Ditën e shtunë vransirat gradualisht shpërndahen. Priten më shpesh intervale me diell orëve të pasdites. Aty këtu...
    Lajme16 Maj 2025
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar në Tiranë kryeministrin e ri belg, Bart De Wever. Osmani tha se me De Wever...
    Lajme16 Maj 2025
    Ndërmarrja “Trepça” ka njoftuar se nuk ua ka ulur pagat punëtorëve. Duke demantuar një lajm që qarkulloi gjatë ditës në media, “Trepça...
    Bota/Rajoni16 Maj 2025
    Rusia dhe Ukraina kanë rënë dakord për shkëmbimin e 1000 robërve të luftës nga secila palë, njoftoi ministri ukrainas i Mbrojtjes Rustem...
    Lajme16 Maj 2025
    Sunny Hill Festival tashmë ka zbuluar emrat e artistëve që do të ngjiten në skenen magjike këtë vit. Nata e parë do...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.