×
  • Lajme
  • Lajme

    LVV pas takimit me Lajçak: Pa Vetëvendosjen dhe Kurtin nuk ka marrëveshje me Serbinë

    FrontOnline
    17 Qershor 2020

    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli ka thënë se emisari i BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd, Mirosllav Lajçak ka thënë se pa pjesëmarrjen e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Albin Kurtit nuk ka marrëveshje me Serbinë.

    Pacolli që ishte pjesë e takimit të sotëm me Lajçak tha se ekipi i tij janë marrë vesh që me Vetëvendosjen t`i shtojnë kontaktet.

    Sipas saj, VV-ja ka kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve pasi siç tha ajo qeveria aktuale nuk është kredibile, njofton Klan Kosova.

    I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak po qëndron për vizitë treditore në Kosovë ku gjatë ditës së sotme po zhvillon takime me liderë partiakë.Të martën, zyrtari evropian u prit në takime të ndara nga presidenti, Hashim Thaçi, kryeministri Avdullah Hoti dhe kryeparlamentarja Vjosa Osmani.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Korrik 2025
    Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar Policisë që t’i suspendojë katër zyrtarë të saj, për dy raste të ndara, në Prishtinë...
    Lajme14 Korrik 2025
    Policia e Kosovës ka arrestuar shtatë shtetase të huaja, të dyshuara për marrje me prostitucion. Ato janë arrestuar në kuadër të planit...
    Kronika14 Korrik 2025
    Policia rajonale e Ferizajt ka njoftuar se javën e kaluar ka shqiptuar 1 mijë e 681 gjoba dhe ka pezulluar 20 patentë...
    Të tjera
    Lajme14 Korrik 2025
    Paneli i Gjykatës së Apelit në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë vendosi t’i ulë dënimin në 13 vjet burg Pjetër...
    Lajme14 Korrik 2025
    Universiteti i Prishtinës ka publikuar rezultatet preliminare të provimeve pranuese për afatin e parë të studimeve bachelor të cilat janë mbajtur javën...
    Lajme14 Korrik 2025
    Organi Shqyrtues i Prokurimit e ka hedhur si të palejuar ankesën e një operatori ekonomik sa i përket projektit A3. OSHP ia...
    Lajme14 Korrik 2025
    Sot është mbajtur seanca e radhës për rastin e Liridona Ademajt, ku vëllai i saj, Leonardi rrëfeu dëshminë e tij. Në këtë...
    Lajme14 Korrik 2025
    Aktgjykimi i Gjykatës së Apelit në Dhomat e Specializuara të Kosovës i ka rrëzuar shumicën e argumenteve të ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare...
    Lajme14 Korrik 2025
    Për shkak të mungesës së të akuzuarit Burim Mazreku, ka dështuar të mbahet seanca e së hënës në Gjykatën Themelore në Prishtinë...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.