×
  • Lajme
  • Lajme

    Lutet Shpend Ahmeti: Aman kujdes, nuk do të keni as shtretër ku të shtriheni

    FrontOnline
    30 Qershor 2020

    Pas 41 rasteve të reja me koronavirus në Prishtinë, kryetari i komunës, Shpend Ahmeti, u ka kërkuar qytetarëve t’i përdorin maskat, të respektojnë distancën dhe t’i pastrojnë dhe dezinfektojnë duart.

    Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti tha se gjasat për t’u infektuar me koronavirus kanë qenë të larta, pasi ka vizituar shumë njerëz, ka qenë në kontakt me mjekë dhe ka vizituar lagjet ku është përhapur koronavirusi.

    Por, nuk është infektuar dhe sipas tij, kjo pasi ka respektuar rekomandimet e IKSHPK-së.

    “Gjatë këtyre muajve të pandemisë kam takuar qindra njerëz, kam qenë në kontakt me mjekë, e në lagjet me infeksion. Gjasat për ta marr virusin kanë qenë të larta. Por, kam përcjellur rekomandimet e mjekëve në maksimum. Masken, jo kontakte fizike dhe larje e dezinfektim të rregullt të duarve. Fatmirësisht, deri më tani nuk e kam virusin. Por meqë numri i njerëzve që njoh me virus është shtuar gjasat janë që të infektohem”, ka shkruar Ahmeti.

    Ai shtoi se do të vazhdojë ta luftojë virusin me gjëra të thjeshta, me maskë, distancë, larje e dezinfektim, pasi nuk dëshiron që ta rrezikojë nënë e tij 72-vjeçare.

    “Nanën e kam 72 vjeçare dhe nuk dua ta rrezikoj. Kam parë shumë raste të rënda për ta kaluar si hajgare. Prandaj sonte nuk po ju flas si kryetar komune por si qytetar e familjar. Këto rekomandime të thjeshta nuk janë të vështira. Përndryshe ska shtet në botë që do ta ndalte përhapjen! Kujdes! Mund të vërshohemi nga rastet. Pastaj komplikimet e thjeshta mund të bëhen fatale. Thjeshtë, nuk do të krevate për tu shtrirë e mjekë për të ju mjekuar”, ka thënë ai.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Korrik 2025
    Analisti Bekim Çollaku sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka komentuar deklarimet e presidentit amerikan, Donald Trump se ka ndalur një...
    Lajme14 Korrik 2025
    Opinionisti Ilir Deda sonte në “Rubikon” në Klan Kosova foli në lidhje me mundësinë e një sulmi nga Serbia. Ai tha se...
    Lajme14 Korrik 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Francës në Ditën Kombëtare të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni14 Korrik 2025
    Në fillim të këtij viti, punonjësit e një kompanie farmaceutike nga Italia, shtinë krejt rastësisht në dorë, shifrat e rimbursimit të medikamenteve...
    Lajme14 Korrik 2025
    Ka përfunduar autopsia e 27-vjeçarit që vdiq gjersa po arrestohej nga pesë zyrtarë policor në Lipjan por jo edhe raporti mbi të....
    Lajme14 Korrik 2025
    Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi e ka quajtur “palaço”, kryeministrin në detyrë të Kosovës Albin Kurti. Ai ka thënë se...
    Lajme14 Korrik 2025
    Një incident ka ndodhur sot rreth orës 17:20 në rrugën “Kajtaz Rreci” në Skënderaj, ku një person i moshës madhore ka mbetur...
    Lajme14 Korrik 2025
    Ambasada e Francës në Kosovë në rastin e 14 korrikut Ditës Kombëtare të Francës ka pritur zyrtarë të lartë shtetëorë e figura...
    Lajme14 Korrik 2025
    Presidenca e Kosovës i ka bërë një përmbledhje vizitës së Presidentes Vjosa Osmani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Aty janë përmbledhur...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.