×
  • Lajme
  • Lajme

    Lul Raka analizon situatën me koronavirus në vend, si duhet vepruar dhe kush është fajtor për këtë

    FrontOnline
    19 Qershor 2020

    Numri i të prekurve me Covid-19 në vendin tonë, javën e kaluar dhe këtë javë ka shënuar rritje të konsiderueshme. Madje situata në vend nga institucionet është vlerësuar të jetë alarmante.

    Me rritjen e numrit të të prekurve nga coronavirusi, pas fazës së tretë të lehtësimit të masave qarkulluese, nga një qershori, institucionet në vend kanë filluar të shtrëngojnë disa masa, por se sa do të japin rezultate kjo ende nuk dihet.

    Bizneset ndonëse janë hapur në tërësi, është rekomanduar të punojnë me staf të reduktuar.

    Në anën tjetër, komunat tashmë kanë filluar secila veç e veç të marrin masa e vendime për atë se si të veprohet tutje në parandalimin e përhapjes edhe më të madhe të këtij virus.

    Mikrobiologu kosovar, e i cili ka qenë shumë aktiv gjatë këtyre muajve me këshillat e rekomandimet e tij, Lul Raka, në një prononcim për IndeksOnline ka deklaruar se duhet të ketë bashkëpunim ndërinstitucional, në mes të komunave dhe qeverisë dhe institucioneve shëndetësore në tejkalimi dhe menaxhimin e situatës.
    “Duhet të ketë bashkëpunim ndërinstitucional në çdo kohë dhe në çdo vend”, tha Raka për IndeksOnline.

    Ndërsa ai nuk ka dashur t’i komentoj masat e ndërmarra nga komunat, duke thënë se si institucionet ashtu edhe punëtorët shëndetësor , i kanë punët e veta dhe se secili duhet ta kryej punën e tij.
    Se kush e ka sjell vendin në këtë pikë ku është shtuar dukshëm numri i të prekurve, sipas Rakës, është pikërisht mos respektimi i udhëzimeve nga ana e qytetarëve.

    ‘Mosrespektimi i udhëzimeve ka sjell rritjen e rasteve, sepse kanë menduar që me 1 qershor në fazën e tretë u kry coronavirusi, s’ka më, dhe kjo ka ndiku drejtpërdrejtë, por secili duhet ta kryej pjesën e vet të përgjegjësisë, edhe qytetarët edhe institucionet me përballu më lehtë, me ulë këtë numër. Përndryshe nëse mbingarkohet kapacitetet është problem”, tha Raka.
    Nëse vazhdohet me trendin e kësaj jave, ku numri i të prekurve shkoi në 141 siç ishte para dy ditësh, sipas Rakës, situata mund të rëndohet edhe më shumë. Kjo pasi që institucionet shëndetësore nuk do të mund t’i dalin ballë mbingarkesës, për shkak të kapaciteteve të limituara brenda tyre.

    “Nëse vazhdon ky trend i rritjes, nëse rritet numri i personave të hospitalizum, dhe personave që kërkojnë respiratorë normal që është mbingarkesë. Që tre muaj ditë janë duke punuar pa ndërprerë, edhe Klinika edhe laboratorët, kështu që problem është”, tha Raka për IndeksOnline.
    Ndryshe sot gjatë ditës Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka dal me një vendim të ri, duke udhëzuar sektorin e gastronomisë se si duhet të funksionojnë në këtë kohë pandemie.

    Kosova deri më tani ka shënuar 1 mijë e 883 raste të të infektuarve me Covid-19, të shëruar janë 968 persona dhe me fatalitet kanë përfunduar 34 persona.

    Nga Rubrika
    Lajme28 Prill 2025
    Një 24-vjeçar ka pësuar lëndime të rënda, pasi u rrëzua nga skelet derisa ishte në krye të punës. Ngjarja ka ndodhur në...
    Lajme28 Prill 2025
    Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë në “Kanal 10” se dhjetë deputetë mund të kërkojnë interpretim nga Gjykata Kushtetuese për...
    Lajme28 Prill 2025
    Zëdhënësi i policisë rajonale të Ferizajt, Kanun Veseli, tha për Front Online se 54-vjeçarja e raportuar si e zhdukur në polici, është...
    Të tjera
    Lajme28 Prill 2025
    Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë është parakusht që Kosova...
    Lajme28 Prill 2025
    Analisti politik, Avni Arifi, ka komentuar mbi situatën e krijuar rreth zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit të Kosovës, duke theksuar se partitë...
    Lajme28 Prill 2025
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka akuzuar Qeverinë Kurti për krijimin e...
    Lajme28 Prill 2025
    Analisti Nexhmedin Spahiu tha se shkuarja në zgjedhje të reja nuk i konvenon Lëvizjes Vetëvendosje. Ai deklaroi se po të mbahen zgjedhje...
    Lajme28 Prill 2025
    Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, ka kërkuar nga ministri i Punëve të Brendshme, Danillo Sharanoviq, që urgjentisht të nisë procedurën...
    Lajme28 Prill 2025
    Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 18:30, në fshatin Gllamnik të Podujevës. Lidhur...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.