×
  • Lajme
  • Lajme

    ‘Luftë për pragun e shtëpisë’: Flasin mbështetësit e Thaçit nga Haga

    FrontOnline
    13 Korrik 2020

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot është intervistuar në Hagë, me ftesë të Prokurorit të Specializuar, ndërsa para hyrjes së Gjykatës Speciale e kanë pritur shumë mbështetës, të cilët u shprehen se janë aty për t’i treguar botës se Hashim Thaçi dhe ushtarët e ushtrisë çlirimtare të Kosovës janë të pafajshëm.

    Një pjesë e tyre kishin udhëtuar nga Kosova, ndërsa pjesa tjetër jetonin në shtetet europiane fqinje. Korrespondeti i Euronews Albania, Ernest Bunguri pyeti disa prej tyre lidhur me arsyen që i kishte nxitur ata të ishin të pranishëm aty.

    Disa prej tyre u shprehen se kanë shkuar pranë Gjykatës Speciale për të shprehur pakënaqësinë ka bërë bashkësia ndërkombëtare.

    “Kemi ardhur këtu për të shprehur një pakënaqësi me diçka që na ka bërë bashkësia ndërkombëtare. UÇK ka qenë ushtri çlirimtare, ka mbrojt interesat e popullit shqiptar… Jemi këtu për t’i treguar botës se Hashim Thaçi dhe ushtarët e ushtrisë çlirimtare të Kosovës janë të pafajshëm,” tha për Euronews Albania, Visar Moni, ish-ushtar i UÇK në zonën e Dukagjinit.

    Ndërsa një qytetar tjetër tha se në Kosovë kanë ndodhur me shumë se 400 masakra, ndërsa kriminelët e Beogradit nuk i kanë sjellë para gjyqeve dhe këta merren më çlirimtarët tanë.

    “Më shumë se katërqind masakra ekzistojnë në Kosovë, akoma kriminelët e Beogradit nuk i kanë sjellë para gjyqeve dhe këta merren më çlirimtarët tanë, të cilët kanë luftuar në vendin e vet, në pragun e shtëpisë së vet, kanë mbrojtur trojet e veta, të parëve të vet, nuk kanë bërë masakra askund, por kanë mbrojtur familjet e veta,” deklaroi Qitaku.

    Ndërsa një qytetar tjetër tha se e shihte gjyqin ndaj Thaçit me qëllime politike për të njollosur UÇK dhe simbolin e shtetit të Kosovës.

    Vlen të theksohet se sot Presidenti Thaçi është intervistuar rreth 6 orë nga Gjykatësi i Dhomave të Specializuar, ndërsa intervistimi i tij do të vazhdoj edhe nesër.

    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2025
    Patrioti, ish-i burgosuri politik, ushtari e ish-komandanti i UÇK-së Nasim Haradinaj vjen në një rrëfim emocionues, të padëgjuar më parë, rreth aktivitetit...
    Lajme26 Prill 2025
    Kuvendi i Kosovës ka njoftuar edhe zyrtarisht për vazhdimin e seancës konstituive. Sipas njoftimit për media, seanca vazhdon të mbahet nga ora...
    Lajme26 Prill 2025
    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar caktimin e paraburgimit për qytetarin serb, N.T., i dyshuar për vjedhje të çokollatës “Nutella” dhe përdorim...
    Të tjera
    Bota/Rajoni26 Prill 2025
    Të paktën 516 njerëz janë lënduar si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në qytetin port të Iranit, Bandar Abbas, të shtunën,...
    Lajme26 Prill 2025
    Në kuadër të WO-MEN Power Summit, që u mbajt në Tiranë, Enver Hoxhaj ishte pjesë e panelit diskutues ku trajtoi rolin e...
    Lajme26 Prill 2025
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në të cilën shihen Policët e Kosovës duke shqiptuar gjoba për shoferët që...
    Bota/Rajoni26 Prill 2025
    Kardinalët qëndrojnë në rreshta në funeralin e Papës. Ata janë të veshur me pelerinë të kuqe dhe një kapele në kokë. Sipas...
    Sport26 Prill 2025
    Kanë mbetur edhe pak orë pra fillimit të finales së Kupës së Mbretit ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit. Atmosfera pritet të jetë...
    Bota/Rajoni26 Prill 2025
    Me lutje, e me bekime iu dha lamtumira e fundit Papa Françeskut. E për ta përcjellë Papa Françeskun në vendin e prehjes,...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.