×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Vritet një adoleshent në Londër gjatë një sulmi me shpatë

    FrontOnline
    30 Prill 2024

    Një djalë 13 vjeç është vrarë dhe katër të tjerë janë plagosur gjatë një sulmi në Londër. Autoritetet thanë se sulmin e kreu një person me shpatë.

    Policia tha se nuk besojnë se incidenti është i lidhur me terrorizëm.

    I dyshuari, një burrë 36 vjeç, u arrestua nga autoritetet pas incidentit që ndodhi në lindje të Londrës. Sipas videove të publikuara, i dyshuari shihej i veshur me rroba me ngjyrë të verdhë dhe duke tundur shpatën.

    “Me pikëllim të madh iu konfirmoj se një prej të plagosurve, një djalë 13 vjeç, ka vdekur. Ai u dërgua në spital, pasi ishte therur, por vdiq pak kohë më pas”, tha shefi i policisë në Londër, Stuart Bell.

    Dy civilë të tjerë dhe dy policë po ashtu janë në spital me lëndime jovdekjeprurëse. Megjithatë, Bell tha se dy policët e plagosur do t’i nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale.

    Autoritetet në Londër thanë se nuk besojnë se tani ka rrezik për komunitetin dhe nuk besojnë se ka të dyshuar të tjerë të përfshirë në këtë incident.

    Cilësi, gatim dhe shpërblim
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni20 Maj 2024
    Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) së shpejti mund të lëshojë urdhër-arreste për udhëheqësit izraelitë dhe ata të Hamasit, përfshirë kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu,...
    Bota/Rajoni20 Maj 2024
    Më shumë se 900 mijë njerëz, afërsisht 40% e popullsisë së Gazës, janë zhvendosur në dy javët e fundit ndërsa bombardimet izraelite...
    Bota/Rajoni20 Maj 2024
    Për herë të parë në Shqipëri kurorëzojnë dashurinë në martesë një çift i komunitetit LGBT. Ndonëse nuk konsiderohet e ligjshme dy vajzat...
    Të tjera
    Lajme20 Maj 2024
    Deputetja Duda Balje në një prononcim për “Debat Plus” ka thënë se nëse bëhet shpërndarja e Kuvendit do e votojë. Ajo gjithashtu...
    Lajme20 Maj 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku tha se është shumë e rëndësishme arsyeja pse vendi shkon në zgjedhje. I pari...
    Lajme20 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka jap detaje shtesë lidhur me aksionin e zhvilluar gjatë ditës së sotme në veri të vendit. Sipas njoftimit...
    Lajme20 Maj 2024
    Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tregoi arsyet e refuzimit të ftesës për takim me kryeministrin Albin Kurti. Ai tha se ftesa e...
    Lajme20 Maj 2024
    Pas shiut të rrëmbyeshëm që përfshiu orët e para të mëngjesit Prishtinën dhe jo vetëm, sipas parashikimeve të fundit, të martën pasdite...
    Bota/Rajoni20 Maj 2024
    Për herë të parë në Shqipëri kurorëzojnë dashurinë në martesë një çift i komunitetit LGBT. Ndonëse nuk konsiderohet e ligjshme dy vajzat...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.