SHBA i jep një tjetër fond Shqipërisë si përkrahje në luftën kundër Covid. Ambasada e Amerikës në Tiranë ka përcjellë lajmin, duke theksuar se një fond prej 346 mijë dollarësh i është shtuar fondit të ndihmës së dhënë deri më tani për Shqipërinë.
“Qeveria e Shteteve të Bashkuara, përmes USAID/Albania, ka dhënë një shtesë fondesh prej 346,000 dollarësh për të ndihmuar Shqipërinë në luftën kundër pandemisë. Këto fonde ishin shpallur më parë si pjesë e angazhimit mbi 11 miliardë dollarë të qeverisë së Shteteve të Bashkuara për luftën kundër pandemisë COVID-19 në mbarë botën”, shkruan Ambasada në facebook.