×
  • Lajme
  • Lajme

    Limaj: Kosovës asnjëherë nuk i ka rënë keq kur është sinkronizuar me ShBA-të, s’ka ndarje as shkëmbim të territoreve

    FrontOnline
    11 Qershor 2020

    Nisma Socialdemokrate ka mbajtur mbledhjen e saj me anëtarët e Kryesisë dhe kryetarët e degëve.

    Kryetari i këtij subjekti, Fatmir Limaj, ka folur për objektivat e Qeverisë së re të Kosovës ku bën pjesë edhe Nisma Socialdemokrate.

    Kreu i Nismës ka veçuar dy objektiva të kësaj qeverie siç është rimëkëmbja e ekonomisë dhe përmbyllja e dialogut me Serbinë.

    “Angazhimi ynë mision historik do të jetë përmbyllja e marrëveshjes me Serbinë me njohje reciproke si dhe rimëkëmbja e ekonomisë pas situatës së krijuar me COVID 19. Poashtu objektive tjetër do të jetë edhe liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës”, ka thënë ndër të tjera ai.

    Lideri i Nismës ka thënë se sa herë që Kosova ka qenë e sinkronizuar me ShBA-të dhe miqtë evropian asnjëherë nuk i ka rënë keq duke shtuar se nuk do të ketë as shkëmbim të territoreve dhe as ndarje të Kosovës.

    Më tutje, Limaj ka thënë se Qeveria e ka për detyre me zbehë polarizimin që ka bërë qeveria e kaluar në shoqërinë kosovare dhe me rikthy në normalitet situatën.

    “Një nga qëndrimet tona gjatë fushatës zgjedhore ka qenë se është luks për Kosovën me iu dhënë drejtimin e shtetit njerëzve të papërvoje, ky ka qenë minimumi i arsyes. Orientimi i qeverisjes së kaluar ka qenë orientim negativ. Forma tjetër e qeverisjes destruktive është injorimi i ligjit dhe krejt asaj që ka ndodhë më herët duke gjetur rrugën më të lehtë përmes vendimeve administrative të pambështetura në ligj për të arrite objektivat politike.

    Qeveritë e tilla janë autoritare. I përmenda këto për të treguar se kemi pasur një qeverisje me vendime populiste, por me pasoja për vendin”, ka shtuar Limaj.

    Ai ka kërkuar nga kryetarët e degëve që pasi të mbylljet pandemia me COVID 19 t’u rikthehen aktiviteteve partiake nëpër komunat e tyre përkatëse.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.