×
  • Lajme
  • Lajme

    LDK mbështet iniciativën e PDK për projektligjin për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së

    FrontOnline
    27 Korrik 2020

    Partia Demokratike dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, po vlerësojnë se Projektligji për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së, duhet të trajtohet pa dallime politike. Derisa u zotuan se nuk do të mungojë kontributi i tyre në këtë drejtim.

    Këto qëndrime i bënë të ditura para tryezës së përbashkët, në mes të grupeve parlamentare si dhe organizatave OVL UÇK, SHIL UÇK, SHFD UÇK.

    Deputeti nga radhët e PDK-së Gazmend Bytyçi, ka thënë se në prill të këtij viti partia e tij, e ka riiniciuar këtë ligj dhe se tani janë në fazën e punimit dhe draftimit.

    Ai i bëri thirrje partive politike, që të bashkohen dhe të gjejnë formën e modalitetin më të mirë se si ta trajtojnë këtë ligj.

    Bytyçi: Ekziston uniteti që këtë projektligj ta trajtojmë pa dallime politike

    “Jemi në një tryezë bashkëbisedimi për ligjin për mbrojtjen e vlerave të luftës, siç e dini ky ligj është iniciuar në vitin 2018, nga kryetari i parlamentit të asaj kohe Kadri Veseli, me ndryshime të qeverisë së atëhershme ky ligj ka mbetur pa kaluar nëpër procedura dhe pa u miratuar. Si të tillë me datën 27 të këtij viti në emër të grupit parlamentar të PDK-së e kemi ri iniciuar këtë ligj dhe tani jemi në fazën e punimit dhe draftimit të këtij ligji. Arsyeja e kësaj tryeze është që ne si përfaqësues të partive politike së bashku me shoqatat e dala nga lufta që të gjejmë formën e modalitetin më të mirë se si ta trajtojmë këtë ligj. Me aq sa shihet ekziston një vullnet për një unitet të madh politik që këtë ligj ta trajtojmë pa dallime politike”, ka thënë ai.

    Kurse, deputetja nga radhët e LDK-së Valentina Bunjaku, ka thënë se pa asnjë hezitim do të japin kontributin e tyre në përkrahje të këtij ligji.

    Bunjaku: Ky projektligj do të ketë përkrahjen tonë të pa rezervë në Kuvend

    “Në kuadër të Komisionit për Arsim, ka ardhur ky projektligj që të shqyrtohet në komisionin tonë dhe të gjithë anëtarët e komisionit kanë përkrahur unanimisht këtë ligj. Pa hezitim do të japim kontributin tonë që të pasurojmë këtë ligj me propozimet tona si LDK dhe ky projektligj do të ketë përkrahjen tonë të pa rezervë në Kuvend po sa të përpilohet dhe të vihet në votim”, ka thënë ajo.

    Ndërsa, kryetari i familjeve të dëshmorëve Xhavit Jashari, po shpreson që në këtë tryezë do të dakordohen, për krijimin e një ligj i cili do t’i mbrojë kategoritë e shenjta të luftës së UÇK-së.

    Jashari: Besoj që do të bëjmë një ligj që do t’i mbrojë kategoritë e luftës së UÇK-së

    “Ligj i veçante për kategori të veçanta, është mirë që sot bashkërisht do të punojmë dhe t’i japim qëndrimet tona dhe besoj që do të bëjmë një ligj që do t’i mbrojë kategoritë e shenjta të luftës së UÇK-së”, ka thënë Jashari.

    Projektligji i propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës, parasheh përcaktimin e obligimit institucional dhe qytetar për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    KESCO, në cilësinë e Furnizuesit të Shërbimit Universal, njofton se në përputhje me Ligjin për Energjinë Elektrike dhe me kërkesë të Zyrës...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka dërguar pyetje në KEK në lidhje me thëngjillin përgjatë vitit 2025 dhe 2026. Këto pyetje ajo...
    Lajme04 Mars 2026
    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se nga java e ardhshme do të nisë procesi i nënshkrimit të kontratave për shërbime,...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Katari është vënë në shënjestër të dy raketave balistike iraniane, thotë ministria e tij e mbrojtjes. Njëra prej këtyre raketave u kap...
    Sport04 Mars 2026
    Ndeshja midis kampionëve të Evropës, Spanjës dhe mbajtësve të Kupës së Amerikës, Argjentinës, ishte planifikuar të luhej më 27 mars në stadiumin...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Franca ka vendosur avionë luftarakë “Rafale” mbi qiellin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të mbrojtur bazat e saj ushtarake atje, tha...
    Lajme04 Mars 2026
    Blerim Canaj, analist politik duke folur për ”Front Online” lidhur me zhvillimet rreth zgjedhjes së presidentit ka hedhur dyshime mbi kandidaturat që...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.