×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Lajçak: BE-ja mund të arrijë marrëveshje Kosovë-Serbi brenda pak muajsh

    FrontOnline
    01 Shtator 2020

    Negociatat të ndërmjetësuara nga BE për normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës, mund të përfundojnë me një marrëveshje brenda muajve, sipas të dërguarit të BE-së, Miroslav Lajçak.

    Negociatat që u ndërprenë në 2018, por rinisën sërish në korrik, pasi Kosova vendosi tarifa në produktet serbe.

    I pyetur nëse një marrëveshje mund të arrihet, Miroslav Lajçak  i dërguari i BE-së u tha reporterëve se do ishte e gabueshme të bëhet ndonjë parashikim për një datë të caktuar, pasi ekzistojnë ‘’çështje që janë të komplikuara e që kërkojnë zgjidhje”, transmeton Gazeta Metro.

    ‘’Le të shohim sa kohë na duhet, por unë po flas për çështje muajsh, nuk po flas për çështje vitesh. Të dy palët janë të vendosur, dy palët janë serioze dhe respektojnë njëra tjetrën”, shtoi ai.

    Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë gjatë kësaj jave pritet të takohen në SHBA, në lidhje me çështjet e bashkëpunimit ekonomik, përcjell Reuters.

    Ndryshe, BE ka njoftuar se brenda muajit shtator mund të ketë takim mes dy palëve, por pa dhënë një datë të saktë. Ndërkaq, emisari i ShBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell pret më 4 shtator në Washington delegacionin e Prishtinës dhe atë të Beogradit, ku deri tani është thënë se do të bisedohet vetëm për çështje ekonomike. Në disa media vendore nga burime të tyre kanë raportuar se në takim mund të marrë pjesë edhe presidenti amerikan, Donald Trump, mirëpo një gjë e tillë nuk është konfirmuar.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Tensionet në Lindjen e Mesme janë përshkallëzuar ndjeshëm gjatë ditëve të fundit, pas një seri sulmesh dhe kundër‑sulmesh midis Shteteve të Bashkuara...
    Të tjera
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti ka lënë përfundimisht shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Në një diskutim me Monikën, kjo e fundit i tha që është...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Lajme03 Mars 2026
    Ramush Haradinaj, për herë të parë ka bërë publike letrat drejtuar Abdixhikut dhe Hamzës, me datë 21 janar të këtij viti, duke kërkuar...
    Lajme03 Mars 2026
    Përkunder takimeve të ditëve të fundit, partitë politike në vend nuk kanë arritur të pajtohen për një president konsensual. Analisti politik Albert...
    Lajme03 Mars 2026
    Deputetja e PDK-se Arbnora Salihu ka njoftuar se propozimi i saj për zgjerimin e fushëveprimtarisë së Komisionit për Kulturë, Turizëm dhe Sport,...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-shefi i BIA-s, Aleksandar Vulin, aktualisht kryetar i Lëvizjes Socialiste në Serbi, ka kërcënuar me sulme kundër Kosovës, kryeministrit Albin Kurti dhe...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.