Qyteti i Vushtrrisë momentalisht është qyteti me më së shumti raste aktive me Coronavirus në Kosovë, raporton Front Online.
Me 22 rastet raste e konfirmuara pozitive mbrëmë me Coronavirus, në këtë qytet numri i rasteve aktive ka shkuar në 154.
Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka thënë mbrëmë që shumica e këtyre rasteve janë të një familjeje.
“Sonte u konfirmuan edhe 22 raste të reja me Covid 19 në qytetin tonë. Të gjitha janë raste kontakti. Aktualisht kemi 154 raste aktive, 40 të shëruar dhe 2 qytetarë të vdekur. Një numër i madh i qytetarëve e kanë kaluar kohën e shërimit dhe po presim ritestimin për konfirmim të shërimit te tyre Më shqetëson tepër shumë numri i madh i infektimeve brenda të njejtës familje. Kjo dukuri e ka rritur shumë numrin e rasteve. Ju lutemi KUJDES ruani familjet tuaja”, ka shkruar Tahiri në një postim në “Facebook”.
Në ndërkohë dje në Kosovë janë konfirmuar edhe 49 raste të reja me Coronavirus. Numri i përgjithshëm i të prekurve me këtë virus ka shkuar në 1 mijë e 486 të infektuar me teksa 500 raste janë aktive.
Kujtojmë që të shëruar nga Coronavirusi janë 953 persona, teksa janë shënuar edhe 33 raste të vdekjes nga ky virus. /Front Online
IKSHPK-ja ka rekomanduar mbylljen e këtyre sektorëve pas shfaqjes së rasteve me Coronavirus!

Të tjera
-
18:46 | 03 Korrik 2022
-
18:37 | 03 Korrik 2022
-
18:30 | 03 Korrik 2022
-
18:24 | 03 Korrik 2022
-
18:23 | 03 Korrik 2022
-
18:21 | 03 Korrik 2022
-
18:15 | 03 Korrik 2022
-
Bota/RajoniNjë 9-vjeçar e mbytë rrufeja në Mal të Zi17:45 | 03 Korrik 2022
-
17:33 | 03 Korrik 2022
-
17:14 | 03 Korrik 2022
-
17:13 | 03 Korrik 2022
-
17:06 | 03 Korrik 2022