Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka propozuar që t`u rriten pagat profesionistëve shëndetësor nga 1 gushti.
Bile ai ka bërë një hapë tutje në këtë drejtim duke protokoluar amandamentet në plotësim-ndryshimin e Ligjit për Buxhetin e vitit 2020.
Ai zgjodhi profilin e tij në Facebook për ta bërë të ditur këtë gjë, shkruan Front Online.
“Të nderuar, të premten në Kuvendin e Kosovës kam protokoluar amendamentet në plotësim-ndryshimin e Ligjit Për Buxhetin e Vitit 2020.
Në cilësinë e deputetit të PDK-së përmes amandamenteve për tu bërballur sukseshëm në luftën kundër pandemisë COVDI-19 kemi propozuar:
1. Rritje të pagave për profesionistët shëndetësorë, policët dhe kategorit e tjera që po përballen me pandeminë COVID-19.
2. Punësimin e 1500 profesionistëve të ri shëndetësor”, shkroi ai.
Pos për sektorin e shëndetësisë, Haxhiu, erdhi me disa propozime edhe për atë të sportit.
Në mesin e tyre sigurimin e mjeteve buxhetore për ndërtimin e stadiumit nacional.
“Për projektet të rëndësi së veçantë historike, kulturor, sportive dhe infrastrukturore kam propozuar amendamente për :
1. Sigurim të buxhetit për projektin e Restaurimit dhe Konservimit te Shtëpive Muze të Jasharajve në Prekaz.
2. Sigurimin e buxhetit për vazhdim të projektit të Stadiumit Nacional.
3. Sigurim të buxhetit për projektet infrastrukturore dhe vazhdim të investimeve në rrugët: Prishtinë-Mitrovicë, Prishtinë -Pejē, Drenas-Komoran, Mitrovicë-Klinë e Epërme-Runikë dhe projekte tjera në ujësjellës , kananalizime dhe objekte sportive e kulturore”, përfundon shkrimi i Haxhiut.