
Front Online nga burime brenda Kryesisë së LDK-së ku edhe po mbahet mbledhja, mëson se ish zëvendëskryeministri Avdullah Hoti do të jetë kandidati për kryeministër të Kosovës në Qeverinë e re të udhëhequr nga partia e Isa Mustafës.
Siç mëson Fron Online, ministrja në detyrë Hykmete Bajrami, nënkryetari i LDK-së, Kujtim Shala dhe kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri ishin emrat e përfolur për kandidat për kryeministër sot në mbledhjen e Kryesisë.
Ndërkaq sipas burimeve të njëjta, Arban Abrashi është tërhequr sot nga mundësia për të kandiduar për kryeministër.
Kujtojmë se mbledhja e Kryesisë së LDK-së ende nuk ka përfunduar. Front Online do të ju mbajë të informuar.