×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky do të jetë moti në Kosovë gjatë pesë ditëve të ardhshme

    FrontOnline
    12 Gusht 2020

    Mot i nxehtë dhe kryesisht me diell, të premten pasdite mundësi për rrebeshe shiu. Në fundjavë destabilizim i motit, rrebeshe shiu me bubullima, temperaturat në rënie të lehtëRryma të nxehta ajrore nga Afrika Veriore do të kushtëzojnë mot të nxehtë në dy ditët e ardhshme.

    Ditën e enjte fushat e presionit më të rritur do të favorizojnë mot kryesisht të kthjellët dhe me diell, bën të ditur Prishtina Weather.Shërbimi i meteorologjisë njofton se nga dita e premte fusha të presionit të ulët nga Evropa Perëndimore do të shtrihen mbi rajon, që në fundjavë sjellin destabilizim të motit me rrebeshe shiu dhe bubullima.

    Të shtunën vende-vende rrebeshet mund të jenë më intensive, e nuk përjashtohen mundësitë edhe për breshër.

    Temperaturat pësojnë një rënie të lehtë.

    Sipas PW, nga dita e hënë sërish parashihet të mbajë mot i nxehtë dhe kryesisht me diell, mirëpo orëve të pasdites mbetet mundësia për ndonjë rrebesh shiu.

    Indeksi i rrezeve UV mbetet në vlera shumë të larta, prandaj edhe këshillohet t’i ikim qëndrimit të gjatë në diell orëve të mesditës, njofton PW.Parashikimi për periudhën 13-17 gusht:

    13.08 – Kryesisht me diell dhe nxehtë. Pasdite përgjatë viseve malore mundësi për ndonjë rrebesh shiu me bubullimë.

    14.08 – Nxehtë, kryesisht me diell. Ditën me zhvillime të vranësirave, e më vonë pasdite dhe në mbrëmje priten rrebeshe shiu me bubullima.

    15.08 – Paradite intervale me diell. Gjatë ditës dhe në mbrëmje vranësira me rrebeshe shiu dhe bubullima. Vende-vende rrebeshet mund të jenë më intensive me mundësi edhe për breshër.

    16.08 – Kryesisht me vranësira. Nga mesdita priten kushte për rrebeshe shiu me bubullima.

    17.08 – Kryesisht me diell dhe më nxehtë. Pasdite vende-vende mundësi për ndonjë rrebesh shiu.Temperaturat e ajrit do të luhaten brenda vlerave mesatare, me tendencë të një rënie të lehtë ditën e diele.

    Minimalet nga 15C deri në 17C, ndërsa maksimalet 26C deri në 32C.

    Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare nga drejtime të ndryshme 2-10m/s.Shtypja atmosferike do të sillet përreth vlerave normale.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Seanca për nisjen e procesit për zgjidhjen e presidentit të ri pritet të mbahen sonte, mëson gazeta Nacionale. Tashmë kanë filluar edhe...
    Lajme04 Mars 2026
    Seanca e Kuvendit për zgjedhjen e Presidentit është caktuar për në orën 19:00. Sot gjatë ditës grupet parlamentare të partive mbajtën mbledhje...
    Lajme04 Mars 2026
    Christopher Kelly i cili është zyrtar i Prokurorisë dhe merret me hetimin e forenzikës digjitale, ka pohuar se gjatë ekzaminimeve nuk ka...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Një foto e një personi është shkrepur në Kuvendin e Kosovës, teksa ai shihet se po bartë një kuti votimi. Kuvendi duket...
    Lajme04 Mars 2026
    Njoftimi i Arsim Bajramit: Të dashur miq, Duke qenë se dy partitë kryesore parlamentare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës, nuk...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth konfirmoi se një nëndetëse amerikane ka fundosur një anije luftarake iraniane në Oqeanin Indian, ndërsa deklaroi...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një panel ekspertësh i Kombeve të Bashkuara tha të mërkurën se është “thellësisht i shqetësuar” për vdekjet e fëmijëve pas bombardimit të...
    Vip04 Mars 2026
    Pasi gazetari Burim Pacolli bëri të ditur se është sulmuar nga reperi Mossi dhe dy të tjerë, në rrjet janë publikuar pamje...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Lufta mes SHBA-së dhe Iranit është zhvendosur edhe në hapësirat ujore, raporton Express. Departamenti i Luftës ka publikuar një video nga sulmi...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.