
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka kujtuar veprimtarin Ukshin Hoti në 21 vjetorin e zhdukjes së tij.
Kurti këtë e ka bërë në një mënyrë më të veçantë, përmes një videoje nga burgu i Prishtinës, në qelinë ku mbahej rob veprimtari Ukshin Hoti.
Nga aty Kurti ka kujtuar veprën e Ukshit Hotit.
Ai ka thënë se në historinë e Kosovës nuk mund të gjendet personalitet më iu shumanshëm sesa ai i Ukshin Hotit.
“Nuk mund të gjejmë një personalitet të shumanshëm në historinë tonë kombëtare sikurse Ukshin Hoti. Edhe diplomat, edhe i burgosur politik. Edhe profesor edhe demonstures. Edhe kryetar i subjektit politik edhe shkencëtar”, u shpreh ndër të tjera Kurti. /Reporteri.net
Shikoni videon:
https://www.facebook.com/albini2017/videos/1083429088692550/