×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti i tregon Apostolovës që kishte të drejtë në raport me Thaçin për gjendjen e jashtëzakonshme

    FrontOnline
    08 Maj 2020

    Kryeministri në detyrë i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, sot përmes një video-takimi ka komunikuar me shefen e BE’së në Prishtinë, Natalya Apostolova, me të cilën kanë diskutaur rreth pandemisë COVID-19 dhe menaxhimin që po i bëhet situatës.

    Teksa kanë folur për këtë çështje Kurti i ka thënë Apostolovës se kërkesa e presidentit Hashim Thaçi për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme ka qenë e paarsyeshme pasi sipas tij situata për parandalimin e COVID-19 është menaxhuar shumë mirë.

    “Duke shprehur përkushtimin e Republikës së Kosovës në kryerjen e reformave të rëndësishme për anëtarësim në BE, kryeministri ka folur edhe për situatën në të cilën ndodhemi. Ai theksoi se kriza shëndetësore me COVID-19 është menaxhuar mirë duke dëshmuar se kërkesa për gjendje të jashtëzakonshme ishte e paarsyeshme dhe ka treguar se si po hapet gradualisht ekonomia duke shtuar masat mbrojtëse”, thuhet në njoftimin e zyrës për media të kryeministrisë.

    Në këtë video-takim ka marrë pjesë edhe ministsri për Integrime, Blerim Reka, i cli ka thënë se shpreson në një vendim të shpejtë të BE’së për liberalizimin e vizave për Kosovën

    Kryeministri në detyrë Kurti gjthashtu ka falendëruar BE-në për ndihmën që kanë ofruar në menaxhimin e pandemisë dhe zotimin për ndihmë në rimëkëmbje ekonomike si dhe për rolin konstruktiv që zyra e BE-së ka luajtur në këta muaj.

    Ambasadorja Apostolova sipas komunikatës ka falendëruar kryeministrin për menaxhimin e pandemisë dhe ka ofruar ndihmën e BE-së në lidhje me planet dhe strategjinë për rimëkëmbjen ekonomike.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Dëshmia e holandezit, Koen Herlaar do të vazhdojë edhe sot në gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Franca njoftoi se po e dërgon aeroplanmbajtësen e saj të vetme, Charles de Gaulle, në Mesdheun lindor si përgjigje ndaj përshkallëzimit të...
    Lajme03 Mars 2026
    Opinionistja Aida Dërguti deklaroi se kryeministri Albin Kurti nuk do ta lejojë presidenten Vjosa Osmani që të mbajë njëkohësisht rol si anëtare...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.