×
  • Lajme
  • Lajme

    Kujdes sot kur hipni në Trafik Urban, mund të dënoheni nëse nuk i ndiqni këto rregulla

    FrontOnline
    19 Maj 2020

    Drejtori i Trafikut Urban, Lulzim Rexhepaj ka folur për disa nga rregullat që duhet të repektohen gjatë udhëtimit me autobusët e trafikut urban në Prishtinë, të cilët që nga e hëna e 18 majit kanë filluar të punojnë, pas fazës së dytë të lehtësimit të masave të marra nga Ministria e Shëndetësisë kundër pandemisë COVID-19.

    Rexhepaj tha se gjatë ditës së sotme do të ketë më shumë kontrolle nëpër autobusë dhe shpreson se nuk do të hasin në vështirësi.

    “Sot e kemi përforëcuar edhe kontrollin që tu vijmë në ndihmë edhe shoferit e kondukterit. Do të mundohemi që të mos i lejojmë qytetarët të hyjnë pa maska në autobus dhe t’i japim mbështje stafit të autobusit. Në rast se nuk do të ja dalim ne, do të kërkojmë edhe ndihmën e policisë. Por, besoj se nuk do të kemi më raste, sot jemi optimistë që të ecë mbarë”, tha Rexhepaj.

    Ai shtoi se në aspektin ekonomik nuk është e e leverdisshme që të qarkullojë, por është nevoja e qytetarëve ajo që e bën të domosdoshme qarkullimin e autobusëve, ndërkaq tha se gjatë ditës së djeshme kanë hasur vështirësi në dy linja, pasi udhëtarët nuk i kanë respektuar rregullat.

    “Patëm dy raste në linjën 1 dhe 3, disa udhëtarë të pasjellshëm, nëse mund t’i quajmë ashtu, kishin tentuar të hyjnë në autobus pa maska dhe duke mos respektuar për të mos hyrë në autobus pasi janë mbushur vendet, sepse është numri i kufizuar pra vetëm 20 persona mund të hyjnë në autobus, pastaj mbyllet dera dhe udhëtarët duhet të presin autobusin tjetër”, tha Rexhepaj në “Zyra e Ankesave” në RTV Dukagjini.

    Rexhepaj tha se maskat janë obligative për udhëtarët që duan të udhëtojnë me trafikun urban, ndërsa dorëzat jo.

    “Maskat i kemi bërë obligative, kurse dorëzat mund edhe të mos përdoren për shkak se kemi vendosur dezinfektues në hyrje të autobusit. Është normative edhe dorëzat, por nëse nuk ju kanë qëlluar, nuk do të bëhet problem. Gjithashtu maska duhet të mbuloj hyndën dhe gojën”, tha drejtori i Trafikut Urban.

    Megjithatë, në disa nga fshatrat e Prishtinës, të cilat mbulohen nga operatorët privat, që nuk janë pra pjesë e ndërmarrjes publike, nuk janë duke funksionuar linjat e autobusëve.

    “Linjat që mbulohen nga ndërmarrja publike, Tafiku Urban, janë duke funksionuar, ndërkaq linjat që menaxhohen privat jam në dijeni që nuk kanë dalur për shkak se nuk kanë leverdi dhe i mirëkuptojmë…”, tha Rexhepaj.

    Ai u bëri thirrje qytetarëve që të repsketojë masat, të respektojnë edhe shenjat kur stafi i autobusit të jep shenjë që është përmbushur numri i caktuar i udhëtarëve dhe tha se çdo natë autobusët dezinfektohen dhe pastrohen.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Me 7 vota për, asnjë kundër dhe 2 abstenime, Komisioni për Buxhet në Kuvendi i Kosovës ka miratuar ndarjen e 4 milionë e 480...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti në takim përfaqësues të Policisë së Kosovës, me ç’rast ka deklaruar “krenar me Policinë...
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Pentagoni ka publikuar emrat e katër ushtarëve rezervë të Ushtrisë Amerikane të vrarë në luftën kundër Iranit. Ata ishin midis gjashtë anëtarëve...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Irani është afër zgjedhjes së Udhëheqësit të ri Suprem, thotë zyrtari Irani është afër zgjedhjes së një Udhëheqësi të ri Suprem për...
    Lajme04 Mars 2026
    Është vetëdorëzuar në polici një person për të cilin, policia në Gjakovë të martën kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e...
    Lajme04 Mars 2026
    Mërgim Lushtaku nga PDK tha se vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja. Ai ka fajësuar shumicën parlamentare, pra Lëvizjen Vetëvendosje...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Eman Rrahmani konsideron se Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje synojnë eliminimin politik të Presidentes Vjosa Osmani. Sipas...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar ndaj deklaratës së Aleksandër Vulinit. Ish-shefi i BIA-s, Aleksandar Vulin, aktualisht kryetar i...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.