×
  • Lajme
  • Lajme

    Kuçi tregon se ka filluar procesi që mund të sjellë një rigjykim për kontratën me Z-Mobile

    FrontOnline
    16 Korrik 2020

    Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, ka bërë të ditur se ka filluar një komunikim me hetuesinë dhe prokurorinë për elementet e reja lidhur me kontratën e Telekomit me Z-Mobile. Ai ka thënë se si ministër do të ofrojë përkrahje, pasi nëse vërtetohen dyshimet del që Telekomi është dëmtuar shumë.

    Ka filluar komunikimi i menaxhmentit me hetuesinë dhe prokurorinë sa i takon elementeve të reja. Në çfarë faze janë dhe sa janë argumente të fuqishme, i takon hetuesisë dhe prokurorisë. Ka filluar komunikimi, ofrimi i argumenteve që bordi mendon se janë elemente që janë heshtë ose nuk janë prezantuar. Janë elemente të reja, që nuk i di në detaje. Menaxhmenti i di në detaje, por nuk janë për opinion. Ka filluar ky proces që të rishikohet mundësia për një rigjykim të ardhshëm për këtë çështje. Do ta kenë përkrahjen time si ministër, se atëherë del që jemi dëmtuar vërtetë shumë”, ka theksuar Kuçi në emisionin Desku në KTV.

    Ministri Kuçi ka treguar se aktualisht në Telekom janë 2218 të punësuar. Bordi Mbikqyrës vlerëson se është numër shumë i madh. Kuçi ka treguar se është duke u bërë ristrukturimi i ndërmarrjes. Ai vlerëson se menaxhmenti po mundohet të gjejë një zgjidhje. Por zgjidhja definitive është në Qeveri, sipas Kuçit.

    Prioritet mbetet sanimi i gjendjes në Telekom.

    “Duhet të sanojmë këtë gjendje, ta sjellim në gjendje më stabile. Privatizimi në këtë fazë është i dëmshëm, nuk është në interes të shtetit tonë. Aseti nuk e ka vlerën e vet”.

    Sipas Kuqit, Telekomi pas sanimit të gjendjes, pasi të bëhet rentabil, do të privatizohet pjesërisht. Por kjo, sipas tij, nuk do të ndodhë në këtë fazë. Bëhet fjalë për shitje të aksioneve, por që të ruhen mbi 51 për qind të aksioneve.

    “Janë shërbime vitale të qytetarëve dhe duhet të ruajmë mbi 51 për qind, ku Qeveria ka qasje dhe ndikim në kualitetin e shërbimeve me interes jo vetëm për qytetarët por për shtetin në përgjithësi. Por pa e sanuar gjendjen, nuk guxojmë të hyjmë në këto veprime. Së paku në këtë kohë jo”, ka theksuar Kuçi.

    Ai ka thënë se për kontratën me Dardafon nuk ka borxhe të reja, pasi ajo kontratë është ndërpre në korrik të vitit të kaluar.

    Sipas Kuçit përfaqësimi juridik në arbitrazh është prej problemeve.

    “Kush na ka përfaqësuar në arbitrazh? Përfaqësimi juridik është prej elementeve kyçe. Nuk e di pse i kemi marrë ata avokatë që asesi nuk janë të duhur”.

    Kuqi nuk e di nëse ka raste që janë humbur qëllimshëm nga avokatët.

    “Nëse bordi ka elemente të tilla, sidomos të tilla që kemi mundur t’i prezantojmë dhe nuk i kemi prezantuar para arbitrazhit, atëherë ka një lloj sabotimi në proces. Nëse është kështu dhe organet gjyqësore mund t’i vërtetojnë, dikush vërtetë duhet të jetë përgjegjës”.

    Nga Rubrika
    Lajme28 Prill 2025
    Pas lajmit të mirë për gjetjen e voglushit Alp Krasniqi, ka reaguar edhe kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni. Hyseni ka falendëruar të...
    Lajme28 Prill 2025
    Alp Krasniqi, shtatë vjeçari që u raportua i zhdukur në Komunën e Gjilanit, është gjetur falë angazhimit masiv të ekipeve të kërkim-shpëtimit...
    Lajme27 Prill 2025
    Në mbrëmjen e së dielës ka nisur operacioni i kërkimit të Alpit të vogël nga Gjilani. Ai është raportuar i zhdukur nga...
    Të tjera
    Lajme27 Prill 2025
    Autoritetet në Maqedoninë e Veriut kanë parashtruar kallëzim penal ndaj një shtetasi të Kosovës, pasi i njëjti dyshohet se tentoi të hyjë...
    Bota/Rajoni27 Prill 2025
    Rusia ka sulmuar Ukrainën me 8,500 bomba, 200 raketa dhe 3,000 dronë që kur Kievi propozoi një armëpushim 30-ditor, ka thënë presidenti...
    Lajme27 Prill 2025
    Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka thënë se sot shënuan 27 Prillin, Ditën e të Zhdukurve me Dhunë, duke bërë...
    Bota/Rajoni27 Prill 2025
    Ka shkuar në 11 numri i të vdekurve pasi një automjet u përplas me turmën në një festival rrugor në Vankuver të...
    Lajme27 Prill 2025
    Një fëmijë ka humbur në qytetin e Gjilanit. Familjarë të tij kanë kërkuar ndihmë nga qytetarët e vendit në gjetjen e tij....
    Lajme27 Prill 2025
    Pas reshjeve intensive të shiut që përfshinë qytetin e Pejës dhe shkaktuan daljen nga shtrati të disa kanaleve, autoritetet lokale kanë bërë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.