Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës Ismet Kryeziu, ka reaguar ndaj deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës Bekim Haxhiu, i njohur si “Kamishi”.
Kryeziu tha akuzat ndaj Organizatave Jo-qeveritare nga ana e deputetit Haxhiu, po bëhen me lehtësinë më të madhe, pa dhënë asnjë argument.
“Faturat e politikëbërjes suaj, nuk mundeni me i shpërlarë sa herë keni nevojë, duke i sulmuar OJQ-të”.
“Deputeti Haxhiu, i cili ka votuar pro gjykatës speciale, sot po i akuzon përfaqësuesit e OJQ-ve, se gjoja ata kanë bashkëpunuar me Dick Martin. Këto akuza po i bën me lehtësinë më të madhe, pa dhëne asnjë argument?”.