×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme nuk ia ka idenë sa njohje ka Kosova

    FrontOnline
    25 Korrik 2020

    Për të rinisur bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pala kosovare dhe ajo serbe janë pajtuar që t’i heqin pengesat për dialog.

    Kosova është pajtuar që të pezullojë përpjekjet për t’u anëtarësuar në organizatat ndërkombëtare, ndërsa Serbia u pajtua që të pezullojë përkohësisht fushatën e çnjohjeve të pavarësisë së Kosovës.

    Në faqen e Ministrisë së Punëve të Jashtme figuron se deri më sot pavarësinë e Kosovës e kanë njohur 116 shtete.

    Ndërkaq, sipas kryetares së Komisionit për Punë të Jashtme, Time Kadrijaj lista e shteteve që e kanë njohur Kosovën ka kaluar mbi 120.

    “Ne jemi shtet i pavarur, Kosova është njohur nga më shumë se 120  vende të tjera. Kosova dhe Serbia duhet të jenë të barabarta gjatë bisedimeve në Bruksel. Nuk duhet të lejojmë që për agjenda të Serbisë të mos ketë liberalizim të vizave”, ka thënë Kadrijaj.

    Shteti i Serbisë e udhëheqë fushatën e tërheqjes së njohjeve të pavarësisë së Kosovës që nga viti 2017. Këtë fushatë në emër të Serbisë  e ka drejtuar ministri i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq.

    Ai pati deklaruar që 18 shtete i kanë tërhequr njohjet e Kosovës.

    Shtetet që i kanë tërhequr njohjet e Kosovës, sipas të dhënave të Serbisë: Sao Tome dhe Principe, Surinami, Guinea Bisao, Burundi, Liberia, Papua Guineja e Re, Lesoto, Komonuelthi i Dominikës, Grenada, Unioni i Komoreve, Ishujt Solomon, Madagaskari, Palau, Togo, Republika Qendrore e Afrikës, Gana, Siera Leone dhe Nauru, shkruan Gazeta Sinjali.

    Nga Rubrika
    Lajme28 Maj 2025
    Dy vite më parë, Kosovës iu pezullua pjesëmarrja në “Defender 23”, si pasojë e veprimeve të ndërmarra në veri. Por rrethanat kanë...
    Lajme28 Maj 2025
    Komuniteti i Bizneseve në Kosovë të enjten do të organizojë protestë duke bllokuar hyrjet në kryeqytet, kjo për shkak të daljes në...
    Lajme28 Maj 2025
    Policia e Kosovës ka njoftuar se më 29 maj 2025, e enjte, në intervalin kohor prej ora 10:00 deri në 12:00, do...
    Të tjera
    Lajme28 Maj 2025
    Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, për “Front Online” ka deklaruar se përqendrimi i madh i kapaciteteve ushtarake serbe në jug të Serbisë...
    Lajme28 Maj 2025
    Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, ka komentuar zhvillimet politike në vend, duke vënë theksin te nevoja për bashkëpunim mes partive...
    Lajme28 Maj 2025
    Njohësi i sigurisë, Bedri Elezi, ka thënë se një deklaratë e tillë e Maqedoncit nuk përputhet me veprimet operacionale të institucioneve të...
    Lajme28 Maj 2025
    Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti një delegacion të lartë nga Instituti Kërkimor Shkencor Ushtarak i Akademisë...
    Lajme28 Maj 2025
    Deklarata e fundit e ministrit në detyrë të Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, se rreth 70% e kapaciteteve ushtarake të ushtrisë serbe...
    Sport28 Maj 2025
    Ka përfunduar pa gola ndeshja miqësore mes Kosovës U21 dhe Maqedonisë së Veriut U21. “Dardanët” pavarësisht që patën paraqitje më të mirë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.