×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeministri Hoti: Qeveria e përkushtuar në luftën kundër pandemisë COVID-19

    FrontOnline
    10 Qershor 2020

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, priti në takim përfaqësuesit e Odës së Mjekëve të Kosovës, të kryesuar nga kryetari Pleurat Sejdiu.

    Në këtë takim, ku i pranishëm ishte edhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, Kryeministri Hoti falënderoi profesionistët shëndetësorë, të cilët që prej fillimit të pandemisë e deri në ditët e sotme ishin në krye të detyrës duke kryer me sukses misionin e tyre.

     Kryeministri Hoti nga përfaqësuesit shëndetësorë është njoftuar rreth situatës së fundit me pandeminë COVID-19, për të cilën tha se Qeveria e Kosovës e ka prioritet të parë luftimin e saj dhe do të vazhdojë të mbajë të mobilizuar sistemin shëndetësor dhe infrastrukturën mbështetëse për të parandaluar përhapjen e virusit dhe trajtuar rastet e prekura.

    Me këtë rast, Kryeministri Hoti ka theksuar se Qeveria do të vërë në zbatim një strategji afatmesme për të përgatitur sistemin shëndetësor në rast të një vale të dytë të pandemisë, me qëllim që të ketë nën kontroll situatën me pandeminë. Kjo qasje, sipas Kryeministrit Hoti, është e nevojshme pasi masat e izolimit dhe distancimit fizik nuk mund të vazhdojnë të mbesin armët e vetme në luftën kundër virusit.

    “Për t’u rikthyer gradualisht në jetën tonë të zakonshme, duhet të krijohet një infrastrukturë mobile monitorimi dhe reagimi ndaj COVID-19 dhe ndoshta në të ardhmen, edhe ndaj epidemive të tjera”, tha kryeministri Hoti.

    Siç tha ai, kjo infrastrukturë do të përfshijë kapacitetet për të kryer numër më të madh testesh, si virologjike ashtu edhe serologjike, në popullatën e përgjithshme simptomatike dhe asimptomatike; krijimi i një strukture qendrore të mbikëqyrjes për analizën e të dhënave në kohë reale; forcimin e kapaciteteve regjionale të mbikëqyrjes epidemiologjike përmes qendrave të monitorimit periferik me shpërndarje në gjithë territorin, duke përfshirë zhvillimin e sistemeve “ të inteligjencës epidemike” që zbulojnë herët çdo shenjë të shpërthimit të epidemive; forcimin e rrjetëzimit midis strukturave  operative dhe profesionistëve; sigurimi i mandatit ligjor dhe ndërtimi i një strategjie të komunikimit publik së bashku me mediat për të shmangur dëmet nga alarmimi i ekzagjeruar apo nga nënvlerësimi i rrezikut.

    Kryeministri Hoti vlerësoi se vetëm një qasje e tillë e menaxhimit të pandemisë ku fillimisht vendoset kontrolli e pastaj vendosen masat për identifikim të hershëm të rikthimit të virusit, mundëson kthimin në normalitet.

    Ndërsa, përfaqësuesit e Odës së Mjekëve të Kosovës e falënderuan Kryeministrin Hoti për pritjen, duke thënë se mbështetja e Qeverisë është e domosdoshme për përballimin me sukses të pandemisë COVID-19. Po ashtu, ata shprehën gatishmërinë e tyre që me tërë kapacitetin profesional dhe njerëzor të punojnë për luftimin e kësaj pandemie, duke bërë thirrje që qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe t’i respektojnë masat e nevojshme për ruajtjen e shëndetit, në veçanti duke i mbajtur maskat dhe duke e respektuar largësinë fizike.

    Nga Rubrika
    Kronika04 Mars 2026
    Dy persona janë rrahur mes vete, si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion në Fushë Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-kryetari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka folur për FrontOnline për një shkuarje eventuale të vendit në zgjedhje të reja,...
    Kronika04 Mars 2026
    Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.