×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeministri Hoti kërkon mobilizimin e komunave për luftimin e pandemisë COVID 19

    FrontOnline
    06 Korrik 2020

    Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti pati sot një bashkëbisedim (në formë elektronike) me Asociacionin e Komunave të Kosovës, gjatë të cilit ai ua prezantoi kryetarëve të komunave të Kosovës masat e reja që janë ndërmarrë me qëllim të parandalimit dhe menaxhimit të pandemisë COVID 19.

    Kryeministri Hoti mori përkrahje të plotë nga kryetarët e komunave për masat që ka marrë Qeveria e Kosovës pas shtimit të rasteve të të infektuarve me COVID 19, të cilët theksuan gatishmërinë e plotë të tyre për t’i bashkërenduar të gjitha veprimet e nevojshme, në mënyrë që situata e krijuar të përballohet sa më mirë.

    Kryeministri Hoti tha se, pas konsultimit intensiv me ekspertët dhe me drejtuesit e institucioneve kryesore shëndetësore të vendit, si dhe duke i respektuar me përpikëri protokollet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar vendimin për masat e luftimit të pandemisë COVID 19, me të cilin ka obliguar Ministrinë e Shëndetësisë dhe institucionet kompetente shëndetësore që t’i rrisin kapacitetet me shtretër dhe pajisje mjekësore për t’i trajtuar rastet e prekura me COVID 19.

    “Kemi paraparë mobilizimin e stafit shëndetësor në nivel vendi, duke përshirë sipas nevojave edhe ata profesionistë shëndetësorë që nuk janë të angazhuar momentalisht. Në veçanti, do të shtohen kapacitetet në shërbimin e mikrobiologjisë, infektologjisë dhe shërbimeve të tjera të lidhura drejtpërdrejt me rastet COVID 19”, tha kryeministri Hoti duke kërkuar, me këtë rast, nga kryetarët e komunave që t’i ndërmarrin hapat e nevojshëm për riaktivizimin e Shtabeve emergjente komunale për menaxhimin e pandemisë COVID 19.

    Po ashtu, kryeministri Hoti theksoi se qeveria do të sigurojë ndarjen e buxhetit për angazhimin e personelit shëndetësor shtesë dhe për pajisjet mbrojtëse të personelit shëndetësor.

    “Nga data 6 korrik 2020, duke filluar nga ora 21:00 deri në orën 05:00, kemi ndaluar çfarëdo qarkullimi të personave fizikë jashtë shtëpive/banesave të tyre në Prishtinë, Ferizaj, Prizren dhe Vushtrri, përveç në raste urgjente shëndetësore, sepse ekspertët e shëndetësisë këto komuna i kanë vlerësuar si vatrat më të prekura nga COVID 19”, tha kryeministri Hoti, duke kërkuar bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë në mes të Qendrës së Situatave dhe Shtabeve komunale të menaxhimit të pandemisë COVID 19, të cilat duhet të riaktivizohen me kapacitet të plotë.

    Duke iu përgjigjur pyetjeve dhe shqetësimeve të kryetarëve të komunave të Kosovës, të cilat kryesisht ndërlidheshin me përgjegjësitë dhe autorizimet e inspektorateve sanitare dhe me numrin e pamjaftueshëm të inspektorëve komunalë sanitarë, kryeministri Hoti tha se komunat mund të angazhojnë, sipas nevojave të tyre, inspektorë shtesë, të cilët duhet t’i ndërmarrin të gjitha masat e parapara ndaj personave fizikë dhe juridikë, duke përfshirë edhe shqiptimin e gjobave, sipas kompetencave që ua japin ligjet në fuqi.

    Ndërsa, sa i përket rifillimit të procesit mësimor në institucionet shkollore, në muajin shtator, kryeministri Hoti ritheksoi se Qeveria e Kosovës do t’u përmbahet protokollove të OBSH-së dhe me kohë do të dalë me qëndrim për këtë çështje.

    Gjithashtu, duhet të theksohet se shumica e kryetarëve të komunave shtruan si shqetësim procedurat e testimit për COVID 19, ndërsa kryeministri Hoti i njoftoi ata se Qeveria, nëpërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, do të mundësojë decentralizimin e këtij procesi, nëpërmjet licencimit të institucioneve private shëndetësore për të kryer testime për COVID 19, në përputhje me ligjet në fuqi.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës tha se “shpërndajra e buxhetit të shtetit në kohë fushate është skemë e korrupsionit publik”, ndërsa...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Qeveria e Kosovës ka vendosur të ndajë nga 100 euro shtesë të njëhershme për pensionistët dhe po ashtu nga 100 euro shtesë...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Besart Dreshaj, kryetar i Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, ka theksuar se mosbashkëpunimi i Qeverisë me përfaqësuesit e bizneseve ka krijuar një...
    Të tjera
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Autoritetet gjermane kanë ngritur aktakuzë për vrasje dhe tentim vrasje ndaj të dyshuarit për sulmin vdekjeprurës në tregun e Krishtlindjes në qytetin...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Pesë persona vdiqën të premten mbrëma në Magdeburg të Gjermanisë, pas një sulmi me veturë në tregun e Krishtlindjes atje. Në mesin...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), ka theksuar se përkundër premtimeve të shumta, Qeveria nuk ka ndërmarrë asnjë hap...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Qendra për Menaxhimin Kufitar e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka njoftuar se pritjet te pika kufitare Dheu i Bardhë, janë rritur...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Financave Hekuran Murati sot do të mbajnë konferencë për media. Konferenca do të nisë në ora...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Punonjësve të Sektorit Privat, ka shprehur shqetësimin e tij për dështimin e Qeverisë “Kurti” në realizimin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.