×
  • Lajme
  • Lajme

    KRU ”Prishtina”: Nga nesër në kryeqytet fillojnë reduktimet e ujit të pijshëm

    FrontOnline
    14 Gusht 2020

    Për shkak të ruajtjes së resurseve ujore, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, njofton se nga dita e nesërme do të ketë reduktime të ujit të pijshëm.

    Reduktimet janë të ndarë në zona rurale dhe ato urbane.

    Të gjitha zonat rurale që kanë burime alternative do të kenë reduktime të ujit nga ora 18:00-06:00.

    Të gjitha zonat urbane do të kenë reduktime të ujit të pijshëm nga ora 24:00 (00-00) deri në 04:00, gjithsej 4 orë gjatë natës.

    KRU “Prishtina” po ashtu njofton se katet e sipërme të ndërtesave të larta në rast të problemeve me shtypjen e ujit duhet të bëjnë zgjidhje individuale.

    Njoftimi i plotë

    Njoftim për konsumatorët e KRU ”Prishtina” sh.a.,

    Furnizimi me ujë të pijshëm prej 15 gusht-15 shtator 2020,

    Prishtinë, 14 gusht – Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a., qëllimin kryesor e ka ofrimin e shërbimeve të furnizimit me ujë të pijshëm për të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit. Për të përmbushur këtë mision me sukses dhe për të ofruar furnizim stabil me ujë të pijshëm dhe cilësorë, sigurisht që kërkohet angazhim maksimal dhe ka kosto të lartë në trajtimin e ujit dhe mirëmbajtjen e rrjetit të ujësjellësit në vazhdimësi.

    Me të gjitha kapacitetet e saj, kompania ka bërë shpërndarje të barabartë të ujit në të gjitha zonat e shërbimit.

    Por, duke filluar nga dita e nesërme 15 gusht e deri më 15 shtator 2020, për shkak të ruajtjes së resurseve ujore, menaxhimit të thatësisë dhe ruajtjes së kualitetit të ujit të pijshëm, ju njofton me furnizimin e ri i cili vlen për të gjitha zonat e shërbimit, si vijon:

    – Të gjitha zonat rurale që kanë burime alternative do të kenë reduktime të ujit nga ora 18:00-06:00.

    – Të gjitha zonat urbane do të kenë reduktime të ujit të pijshëm nga ora 24:00 (00-00) deri në 04:00, gjithsej 4 orë gjatë natës.

    KRU ” Prishtina ” është e obliguar që furnizimin me ujë ta bëjë me presion në intervale 1.5 bar – 7 bar, andaj garanton që e mban këtë nivel të furnizimit.

    Katet e larta të ndërtesave kolektive, që mund të hasin në vështirësi rreth furnizimit me ujë të pijshëm, duhet të bëjnë zgjidhje individuale konform rregullave për Ligjin për Bashkëpronësi.

    Furnizimi me ujë dhe aplikimi i reduktimeve minimale varion nga zona në zonë për shkak të konfiguracionit të terrenit dhe konsumit të ujit.

    Ju falënderojmë për mirëkuptim!

    Nga Rubrika
    Lajme16 Gusht 2025
    Fluksi i automjeteve me qytetarë në pikat e kalimeve kufitare të vendit ka shënuar rënie në orët e mbrëmjes. Sipas gjendjes së...
    Lajme16 Gusht 2025
    Deputeti i LDK’së, Avdullah Hoti ka reaguar ashpër ndaj qeverisë, duke e akuzuar për menaxhimin e dobët të sektorit energjetik. Në një...
    Lajme16 Gusht 2025
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar atë dhe vartësit e tij se po...
    Të tjera
    Lajme16 Gusht 2025
    Sot, ndërmarrjes publike KRM “Ekoregjioni” Sh.A. i është ndërprerë energjia elektrike, një veprim që ka nxitur reagime të ashpra nga drejtuesit e...
    Lajme16 Gusht 2025
    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka pyetur se a është koha të ndërtohen ura shtesë në Ibër, në një kohë...
    Lajme16 Gusht 2025
    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka folur për krizën politike në vend dhe shprehjen që ai e pati përdorur gjatë...
    Lajme16 Gusht 2025
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku, ka reaguar ashpër ndaj situatës aktuale në sektorin energjetik. Ajo ka thënë se...
    Lajme16 Gusht 2025
    Sot KEDS ka nisur shkyçje masive pas përfundimit të afatit për bizneset që s’kanë arritur marrëveshje me furnizues të licencuar nga ZRRE. Lidhur...
    Lajme16 Gusht 2025
    Pikat e kalimit kufitar të Shqipërisë janë përballur këtë të shtunë me një fluks të lartë hyrjesh nga Kosova dhe vende të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.