×
  • Kronika
  • Kronika

    Krim i rëndë në Vlorë, 60-vjeçari vritet duke u goditur me sende të forta nga një i ri

    FrontOnline
    29 Prill 2020

    Një 60-vjeçar humbi jetën pasi u godit me sende të forta nga fqinji i tij

    Sipas policisë, viktima është Bujar Mehmeti dhe është goditur disa herë me sende të forta ndërsa autori dyshohet se është 25 vjeçari Jurgen Leci dhe është shpallur në kërkim.

    Bujar Mehmeti ndërroi jetë në spital për shkak të plagëve të marra.

    “Rreth orës 10:04, pranë një karburanti në lagjen “11 Janari” Vlorë, dyshohet se pas një konflikti për motive pronësie midis 2 shtetasve (fqinjë) ka mbetur i dëmtuar rëndë shtetasi B.M., 60 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Vlorës”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Gazetari i Ora News, Edi Ruçi raporton se autori dhe viktimat janë nga fshati Gorishtë. 60-vjeçari dhe kanë lidhje familjare. Ndërkohë mësohet se përveçse se mund te jetë goditur me shkop bejsbolli.

    Policia ka shoqëruar dy punonjës të karburantit për tu marrë në pyetje si dëshmitarë në lidhje me ngjarjen.

    Po punohet për kapjen dhe arrestimin e autorit.

    Brenda dy ditësh janë raportuar disa ngjarje të rënda kriminale mes tyre dhe dy vrasje të dyfishta në Lezhë e Durrës./ oranews

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.