×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi flet për hulumtimin e QKUK-së të mbështetur nga Izraeli: Personat e shtrirë në spital kanë krijuar më shumë antitrupa

    FrontOnline
    29 Gusht 2020

    Ushtruesi i detyrës së drejtorit në SHKSUK, Valbon Krasniqi thotë se shumica dërmuese e personave që kanë pasur coronavirus krijojnë antitrupa.

    Krasniqi në RTV Dukagjini ka treguar për një hulumtim që është bërë në Kosovë me pacientë që janë shëruar nga coronavirusi dhe personel shëndetësorë.

    “E kemi bërë një hulumtim me rapid teste dhe kemi dashur të shohim krijimin e antitrupave. Hulumtimi është bërë me 60 persona në Klinikën Infektive dhe e kam udhëhequr unë. 20 pacientë kanë qenë të shtrirë në klinikë, 20 të tjerë që kanë qenë të prekur me coronavirus por që kanë pasur formë të lehtë të sëmundjes dhe 20 të tjerë kanë qenë kolegë nga mjekët që kanë punuar me pacientët e infektuar”, tha infektologu.

    “Rezultatet kanë qenë inkurajuese. Në grupin e parë, atë të pacientëve të shtrirë në QKUK nga 20 pacientë 16 prej tyre kanë krijuar antitrupa qysh ne ditën e dhjetë të sëmundjes, ndërsa pasi janë shëruar rreth 18 prej tyre kanë krijuar antitrupa”.

    “Te grupi i dytë, pacientët që nuk kanë qenë në spital ka pasur po ashtu shkallë të madhe të krijimit të antitrupave diku në masën 80%. Ndoshta jo sa ata që kanë qenë në spital. Kjo ka ndodhur ndoshta për shkak të shkallës së sëmundjes. Ndërsa te profesionistët shëndetësorë ka pasur më pak antitrupa”, tregon më tej drejtori i SHSKUK-së.

    Krasniqi thotë se ky hulumtim është ndihmuar nga Izraeli dhe sipas tij shumë shpejt ky hulumtim do të publikohet në ndonjë revistë shkencore./

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.