×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosovarja thotë se Institutit iu deshën pesë ditë për t’i testuar për Covid-19, vajza 2-vjeçare rezultoi pozitive

    FrontOnline
    20 Prill 2020

    Familjarja e një prej të infektuarve me COVID-19 në Kosovë ka thënë se pas pesë dite, institucionet u kanë bërë atyre testimet se a janë të prekur me Covid-19.

    Ajo thotë se pavarësisht se familjari kishte shenja shumë të mëdha të COVID-19, institucionet u vonuan pesë ditë, që sipas saj kjo ndikoi që edhe familjarë të tjerë të infektohen.

    “Familjari ynë kishte disa ankesa por nuk ishin shenja të coronavirusit. Ka vazhdua terapinë në QMF duke marrë edhe antibiotik. Ka pasur kryesisht dhimbje të shpinës. Pas pesë ditësh kur ka filluar terapinë, kanë filluar shenjat me të theksuara si ethe, temperaturë e madhe dhe pak si humbje e vetëdijes”, tregon një qytetare për emision Radar në RTV Dukagjini.

    Kjo qytetare e cila ka dashur të mbetet anonime, ka shtuar se familjarët e tjerë të cilët dolën pozitiv me COVID-19, pritën pesë ditë për t’u testuar.

    “Kemi thirrur në Institut për të ardhur e t’i bëjnë testet pasi në familje është shtuar frika. Na kanë thënë janë 5,000 veta në pritje dhe ne duhet të presim. Kemi pritur pesë ditë dhe pas insistimit të madh nga ne pasi edhe anëtarët tjerë të familjes vetëm sa filluan t’i shohin simptomat. Ditën e pestë na i morën mostrat ku edhe anëtarët e tjerë dolën pozitiv”, tha ajo.

    Ajo tregon se testin e kanë kryer në QKMF, shkruan Gazeta Sinjali.

    “Testin e kryem te QKMF-ja. Kemi shkuar me dy vetura tonat për katër herë. Pas një procedure të thjesht në QKMF që na kanë marrë mostrat jemi kthyer në shtëpi ku jemi vet izoluar. Pos që jemi të izoluar në shtëpi, unë dhe vajza jemi të izoluar edhe në dhoma”, tha ajo.

    Pas testimeve ajo thotë se ka rezultuar negative, ndërsa vajza e saj 2-vjeçare ka rezultuar pozitiv. Ajo thotë se rezulatet i ka mësuar nga interneti.

    Nga Rubrika
    Kronika04 Mars 2026
    Dy persona janë rrahur mes vete, si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion në Fushë Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-kryetari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka folur për FrontOnline për një shkuarje eventuale të vendit në zgjedhje të reja,...
    Kronika04 Mars 2026
    Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.