×
  • Lajme
  • Lajme

    Korniza Afatmesme Buxhetore po konsiderohet si “Dokument i asfaltit”

    FrontOnline
    08 Korrik 2020

    “Dokument i asfaltit” po konsiderohet Korniza Afatmesme Buxhetore 2021-2023 nga partitë opozitare në Podujevë. Ky dokument që i përfshin projeksionet për tre vjetët e ardhshëm të kësaj komune, sipas opozitarëve nuk parasheh zhvillim ekonomik, as në fushën e arsimit e as në shëndetësi. Bile, ata kanë thënë se ky dokument përmban edhe gabime të shumta, ku për numrin e banorëve, të nxënësve dhe të bizneseve, ndryshe shkruan në KAB e ndryshe në ueb-sajtin e Komunës. Këshilltari nga radhët e VV-së, Avni Fetahu, thotë se në kuadër të këtij dokumenti pasqyrohet Strategjia e Drejtorisë për Buxhet e Financa, ku tek deklarata e misionit të kësaj drejtorie ndër të tjera thuhet se kjo Drejtori informon lidershipin komunal me aktivitetet e ndërlidhura me buxhetin e komunës.

    “Ndërsa, në bazë të të gjeturave të Auditorit të jashtëm tejkalojnë vlerën për ndërtimin e Bulevardit tanimë të famshëm të komunës ku vlera e tejkalimit ishte 70,818€. Dhe kur pyeten nga Auditori i jashtëm për këtë çështje, a e dini cila është pergjigjeja? ‘Kemi qenë konfuz!’. Uroj të mos kenë qenë të pitë (dehur v.j.)”, ka thënë Avni Fetahu. “Përmes këtij propozimi buxhetor nuk sigurohet as kushtet për zhvillimi ekonomik lokal, arsim e shëndetësi. E kam përshtypjen që edhe sorrat që sillen për Podujevë e kanë kuptuar që është buxhet i asfaltit. Por, mos harroni se ky buxhet i asfalltit edhe për një kohë të gjatë do t’i rëndojë buxhetet në vijim për shkak të intervenimeve në riparime të rrugëve. Se po të ishte shtruar njëherë si duhet e mos të ketë nevojë të intervenohet së paku 10 vite, hallal ju qoftë. Porm jeni ju dëshmitarë se çfarë cilësie përmbajnë punimet e kryera deri më tani”.

    Ndërsa, Rafet Llapashtica, këshilltar nga PDK, ka thënë se në bazë të këtij dokumenti për tre vjet nuk është paraparë asnjë laborator nëpër shkolla e asnjë çerdhe të re publike. Ai ka kërkuar që të përfshihet edhe rinovimi i objektit të vjetër të administratës komunale në mënyrë që aty pos bibliotekës së qytetit, të sistemohen edhe të gjitha shoqatat.

    Bashkëpartiaku i tij, Bashkim Syla, ka pasur vërejtje për shkrutimet buxhetore që do të jenë në vitet në vijim si nga granti, ashtu edhe nga të hyrat krahasuar më 2020.

    Ndërsa, shefi i Grupit të këshilltarëve të VV-së, Vendenis Lahu, ka thënë se do ta përkrahnin këtë dokument sikur të merreshin parasysh propozimet e tyre. Ai ka kërkuar që në Kornizën Afatmesme Buxhetore 2021-2023 të përfshihet ndarja e 500 mijë eurove për zonën ekonomike dhe jo 80,000 sa janë planifikuar, pastaj për çdo vit të ndahen nga 500 mijë euro për subvencionimin e bizneseve prodhuese (të subvencionohen 10% e makinerive të blera me qëllim të instalimit të linjave të reja prodhuese), të ndahen 1 milion euro për renovimin e shkollave, ndërsa 200 mijë euro tjera për furnizim të shkollave me kabinete të shkencave natyrore (fizikë, kimi dhe biologji), të ketë rritje të subvencioneve në fushën e bujqësisë (subvencionet për çdo vit të jenë nga 500 mijë euro dhe të drejtohen në bujqësinë intensive dhe përmes përkrahjes edhe të biznesit prodhues në fushën e ushqimit të ndihmohet krijimi i një zinxhiri të prodhimit.

    “Në fushën e shëndetësisë përveç tjerash, të ndahen mjete për investime për zhvillimin e patronazhit, të parashihen 2 milionë euro për dy vite për ndërtimin e shtëpisë se kulturës, të ndahen 300 mijë euro për renovimin dhe adaptimin e objektit aktual të komunës, të ndahen 200 mijë euro për subvencionimin e klubeve sportive, kur dihet gjendja shumë e keqe financiare e klubeve sportive, ku një pjesë e klubeve me traditë në qytetin tonë janë vetëm në një funksion formal, të ndahen 200 mijë euro për gjelbërimin e qytetit”.

    Por, asnjëra nga këto nuk janë marrë parasysh në ditën kur është disktuar ky dokument. Zyrtarët komunalë kanë thënë se KAB-i parasheh investime në të gjitha fushat.

    Vlera Devolli bashkë me liderin e CDU-së në promovimin e Sara Rosner
    Nga Rubrika
    Lajme28 Shtator 2023
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka dënuar sulmet e së dielës ndaj Policisë së Kosovës, nga një grup terrorist...
    Lajme28 Shtator 2023
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti së bashku me ministren Donika Gërvalla-Schëarz dje kanë pritur ambasadorët dhe diplomatët e akredituar në Republikën e...
    Lajme28 Shtator 2023
    Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila ka thënë sot se sulmi i të dielës në Banjskë të Zveçanit është një...
    Të tjera
    Bota/Rajoni28 Shtator 2023
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një shkollë në Spanjë, ku një 14 vjeçar ka goditur me thikë 3 mësues dhe...
    Vip28 Shtator 2023
    E ftuar sot në emisionin “Pardon My French” ka qenë Olta Gixhari. Duke qenë se spikati gjatë qëndrimit të saj në “Big...
    Lajme28 Shtator 2023
    Në mungesë të të akuzuarit Shukri Buja, ka dështuar të mbahet seanca e rigjykimit të enjten në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në...
    Lajme28 Shtator 2023
    Shënimi i Ditës Kombëtare të Boshnjakëve, aktivitet ky i mbajtur në Qeverinë e Kosovës, ka nisur me një minutë heshtje për policin...
    Vip28 Shtator 2023
    Blogerja e njohur shqiptare, Sarah Berisha u bë më e njohur për publikun pas pjesëmarrjes së saj në edicionin e parë të...
    Lajme28 Shtator 2023
    Partia e serbëve të Kosovës(PSK), ka reaguar pas sulmit terrorist në Banjskës ku ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të fillojë...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.