×
  • Lajme
  • Lajme

    Po vjen “Cyber ZERO” eventi që jep përgjigje për çdo lloj kërcënimi online

    FrontOnline
    12 Janar 2023

    Tashmë po bëhen përgatitjet e fundit për mbajtjen e Konferencës Ndërkombëtare për Siguri Kibernetike “Cyber ZERO”, një event që bashkon eksperët dhe institucionet më të rëndësishme të vendit e rajonit, në shënim të Ditës së Privatesisë.

    Data 26,27 dhe 28 Janar i jep kuptim secilit diskutim e strategji, që bëhet në luftë me sulmet online dhe kërcenimet në sigurinë kibernetike.

    Shoqata Kibernetike Shqiptare e njohur si ACA me shumë partner, duke nisur nga FindBug, Ambasada Amerikane në Prishtinë, Agjencioni për Informim dhe Privatësi, Komuna e Prishtinës, sjellin në KLAN ARENA ekspertë vendor e ndërkombëtarë nga Facebook, Youtube, Google, Cisco, Fortinet, Checkpoint, Palo Alto e shumë prodhues të njohur të fushës së sigurisë kibernetike, të cilët para një audience prej 1000 personave do të diskutojnë dhe prezantojnë format më të reja të mbrojtjes nga sulmet online dhe pajisjet më inovative nga kjo fushë.

    Edicioni i 7-të i Konferencës për Siguri dhe Privatësi ruan traditen duke sjellë garën e madhe të hakerëve plisbardhë, që sivjet mbërrinë shumën prej $20’000, në këmbim të raportimit të dobësive të uebfaqeve të paraselektuara.

    Risi këtë edicion është edhe çmimi “The cyber security Women GAME CHANGER Awards”, që do të shpërblejë tri femra të suksesshme në TIK, si motiv edhe për vajzat e reja, që të bëhën pjesë e fushës së sigurisë kibernetike.

    Konferenca e ndarë në dy ditë, në dhjetëra panele, me temat më me interes nga siguria kibernetike dhe privatësia, me ekspertët më eminent, përfaqësuesit e institucioneve shtetërore, kompanive prodhuese, mediave dhe gazetarëve, do të jetë një arenë diskutimi, për të dhënë përgjigje mbi çdo problematike e pasiguri, që aktualisht sfidon mbrojtjen online.

    Më poshtë gjeni të bashkangjitur disa linqe, për të parë aktivitetet tona të mëhershme:

    Home

     

    Home

     

    Nga Rubrika
    Lajme15 Korrik 2025
    Nesër parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas Instituti Hidrometeorologjik të Kosovës, lokalisht parashihen reshje të shkurtra shiu....
    Lajme15 Korrik 2025
    Një person është arrestuar sot në Mitrovicë nga Policia e Kosovës, pasi u kap në posedim të një arme zjarri pa leje....
    Lajme15 Korrik 2025
    Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë nesër një konferencë për media. Konferenca do të nmbahet duke filluar nga ora 14:00, në...
    Të tjera
    Lajme15 Korrik 2025
    Agjencia e Kosovës për Akreditim është bërë sërish pjesë e Regjistrit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR), si...
    Lajme15 Korrik 2025
    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri në emisionin Rubikon të Klan Kosovës, tha se kuvendi ka dështuar për të 47-ën...
    Lajme15 Korrik 2025
    Pacientët me kancer po detyrohen ta sigurojnë vetë terapinë, pasi në Klinikën e Onkologjisë mungon një pjesë e ilaçeve të nevojshme. Ata...
    Lajme15 Korrik 2025
    Analisti Imer Mushkolaj ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Supreme , duke thënë se Gjykata nuk po e pengon digjitalizimin e biznesve...
    Sport15 Korrik 2025
    Një kalim i Armando Brojës në kampionatin gjerman nuk do të ishte surprizë, pasi futbollisti shqiptar preferohet së tepërmi atje. Më herët...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.