×
  • Lajme
  • Lajme

    Konjufca: Pandemia do të menaxhohej më mirë pa Qeveri, sesa me Qeverinë Hoti

    FrontOnline
    17 Gusht 2020

    Anëtari i Kryesisë së Vetëvendosjes Glauk Konjufca, ka thënë se njëra prej arsyeve kryesore pse VV-ja ka nisur mocion për rrëzimin e  Qeverisë Hoti, është menaxhimi i situatës me Covid-19.

    “Në rastin e Kosovës dhe Qeverisë Hoti duke i parë pasojat katastrofike sa i përket menaxhimit të pandemisë, unë mendoj se është kjo arsyeja kryesore pse na ka shtyrë drejt mocionit”, ka thënë ai në Kanal10.

    Ndërsa, duke folur për menaxhimin e pandemisë nga Qeveria Hoti, ka deklaruar se situata do të ishte shumë më e mirë nëse nuk do të kishte ndërhyrje fare nga Qeveria, duke shtuar se do të kishte më pak infeksione nëse kjo situatë do i lihej në dorë stafit të QKUK-së.

    “Kur e shohim se si e ka menaxhuar pandeminë Qeveria Hoti atëherë përfundimi është ky, që po të lihej pa ministri fare dhe pa ndërhyrjen e institucioneve shtetërore politike  menaxhimi i pandemisë vetëm prej stafit të QKUK unë mendoj se do të kishte më pak infeksione dhe të vdekur se sa kur ka ndërhyrë Qeveria. Në një vend me këtë popullatë si ne, ku Qeveris i hup fija,  se nuk e din ku janë vatrat, ku po fillon e ku po përfundon. Sa ishte në kohën e Arben Vitisë ai e dinte fijen”, ka thënë Konjufca.

    Kurse, për ministrin e shëndetësisë Armend Zemaj, ka pohuar se nuk pajtohet fare me politikat e tij në menaxhimin e pandemisë.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.