Ish’ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca në një konferencë për media ka folur sot për situatën me pandeminë dhe dialogun.
Ai ka thënë se në kohën kur kërkohej gjendje e jashtëzakonshme në Kosovë nuk kishte asnjë të vdekur.
Sipas Konjufcës, Qeveria Hoti po shkon pa platformë në dialog me Serbinë.
“Kurrfarë dokumenti nuk ka ku kryeministri Hoti që thotë se do të shkojë në negociata tregon se ky është pozicioni im, këta janë definitivisht politikan të papërgjegjshëm fort. Për këtë arsye vetëm keq mund t’i bëjnë Kosovës nëse vazhdojnë më këtë strategji. Shikojeni menaxhimin e pandemisë, kriminaliteti nuk po ndalet as në pandemi me këtë që kanë bërë me licencimin e laboratorëve, po shtyhen me bërryla kush të shkojë në dialog, po duan të shkojnë me mbyll marrëveshjen me Serbinë, kjo është fatale në këtë gjendje në të cilën ndodhemi të ketë kësi diskursi politik”, tha ai.
“Ne po bëjmë thirrje sa nuk është vonë që të ndalet kjo me këtë qeveri jo legjitime ku është vjedhë pushteti. Ky kryeministër nuk mund të marrë vendime të mëdha për Kosovën ose i merr në dëm të Kosovës. Krejt ku e kanë mendjen tash është kush po bëhet president, kjo është e turpshme”, ka deklaruar Konjufca.