×
  • Tenderët
  • Tenderët

    Komuna e Prishtinës anuloi tenderin 200 mijë euro, vendimi vlerësohet si i pabazuar

    FrontOnline
    13 Shkurt 2020

    Komuna e Prishtinës ka anuluar aktivitetin e prokurimit në vlerë prej rreth 200 mijë euro për furnizim me pajisje mjekësore për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), duke e eliminuar nga gara kompaninë “Lego SHPK” me arsyetimin se kjo e fundit nuk ka ofruar dëshmi të mjaftueshme për kontrata të realizuara në vlerë prej 100 mijë euro në tri vitet e fundit.

    Por, me këtë vendim nuk është pajtuar kompania e eliminuar nga gara e as eksperti shqyrtues i angazhuar nga Organi Shqyrtues i Prokurimit, Ilir Halili, i cili pas shqyrtimit të dosjes së tenderit ka rekomanduar që të aprovohet ankesa e kompanisë “Lego” dhe njëkohësisht lënda të kthehet në rivlerësim, raporton portali “Front Online”.

    Zeqir Fetoshi, përfaqësues ligjor i kompanisë “Lego SHPK”, ka deklaruar në seancën e Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP) se  arsyeja e eliminimit nga gara të kësaj kompanie është plotësisht e pabazuar, pasi që, siç ka thënë ai, kanë dërguar dëshmi të mjaftueshme se kanë tejkaluar vlerat e kontratave të realizuara në shumë prej 100 mijë euro në tri vitet e fundit.

    “Ju lutem të shikoni listën e kontratave dhe referencat të cilat i kemi bashkangjitur, sepse ne kemi ofruar dëshmi konkrete dhe të mjaftueshme për tu shpallur fitues i këtij Loti”, ka thënë Fetoshi në seancën e OSHP-së, duke shtuar se Komuna e Prishtinës në këtë aktivitet të prokurimit ka vepruar në kundërshtim me Rregullat dhe Udhëzuesit Operativ për Prokurim Publik.

    Ai është pajtuar me konstatimet e ekspertit shqyrtues, i cili, siç tha ai, e ka analizuar në detaje ofertën e kompanisë “Lego”, konkretisht kontratat dhe referencat që i posedojnë.

    Në anën tjetër, Kaltrina Dalipi nga Komuna e Prishtinës ka kërkuar që të hidhet poshtë ankesa e kompanisë “Lego”, pasi që, sipas saj, kjo e fundit është eliminuar nga gara se nuk ka realizuar kontrata në tri vitet e fundit në vlerë prej 100 mijë euro.

    “Operatori ekonomik ka ofruar dëshmi, mirëpo të gjitha ato dëshmi janë për material shpenzuese dhe asnjë nuk është për pajisje mjekësore”, ka pohuar Dalipi.

    Por, eksperti shqyrtues nuk është pajtuar me deklaratat e zyrtares së Komunës së Prishtinës, duke thënë se ka konstatuar në raport se referencat e kompanisë ankuese janë në rregull.

    Vendimi i Panelit Shqyrtues për këtë aktivitet Prokurimit do të merret në ditët në vijim, deri sa portali “Front Online” do t’u mbaj të informuar në vazhdimësi për rrjedhën e këtij procesi të prokurimit.

     

    Nga Rubrika
    Lajme11 Mars 2025
    Komuna e Prishtinës e cila drejtohet nga Përparim Rama ka përzgjedhur N.N.SH. WORLD MEDIUM, LIMITPROJECT SH.P.K, Rahovica Comerce SH.P.K. si fituese të...
    Lajme06 Mars 2025
    Sistemi i E-Prokurimit përmes të cilit zhvillohet procesi i prokurimit në Kosovë, pra për të gjitha Institucionet Publike në Kosovë ka më...
    Lajme18 Dhjetor 2024
    Komuna e Kamenicës që udhëhiqet nga Kadri Rahimaj i Lëvizjes Vetëvendosjes ka shpërblyer me tender gati 2 milionësh konsorciumium “El-Bau” & “Eing...
    Të tjera
    Lajme23 Prill 2025
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, përmbysi argumentin e anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje se nëse partitë nuk e votojnë emrin...
    Lajme23 Prill 2025
    Doarsa Kica-Xhelili, nënkryetare e Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK) në emisionin “Debat Plus” ka diskutuar lidhur me “bllokimin” e Kuvendit. Ajo ka thënë...
    Lajme23 Prill 2025
    Eksperti i zgjedhjeve nga Demokraci Plus, Albert Krasniqi ka reaguar në lidhje me dështimin e radhës të seancës për konstituimin e Kuvendit....
    Bota/Rajoni23 Prill 2025
    Në Qendrën Administrative të Qeverisë së Republikës Serbe në Sarajevën Lindore, ku aktualisht ndodhet presidenti i RS-së, Milorad Dodik, sot kanë arritur...
    Lajme23 Prill 2025
    Arianit Koci, në cilësinë e avokatit të familjes së rreshterit Muhamet Lika, ka bërë thirrje që të gjithë të përmbahen nga deklaratat...
    Lajme23 Prill 2025
    Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka thënë se kreu i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije, vetëm disa ditë pasi...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.