×
  • Lajme
  • Lajme

    Komisioni Hetimor për pandeminë kërkon dokumentacione të vendimeve që janë marrë nga 13 marsi

    FrontOnline
    29 Korrik 2020

    Anëtarë të Komisionit Hetimor Parlamentar për Menaxhimin e pandemisë po kërkojnë dokumentacione të vendimeve që janë marrë nga Ministria Shëndetësisë prej fillimit të paraqitjes së rasteve të para me koronavirus në Kosovë. Deri më 15 gusht, ky komision në mbledhje do të ftojë në raportim ish-sekretarin, stafin përgjegjës dhe ministrin e Shëndetësisë.

    Kryetarja e këtij komisioni, Mimoza Kusari- Lila, ka thënë se do të ishte mirë, që të kenë të ftuar së paku 3-4 zyrtarë. Ndër të tjera, ajo tha se janë të rëndësishme edhe dokumentacionet.

    Kusari-Lila: Ne duhet të kemi materiale

    “Ne duhet të kemi këto materiale, shpresoj që më së largu deri ditën e hënë, nëse ka mundësi të sigurohet lista dhe gjegjësisht materiale të skenuara deri ditën e hënë, javën e ardhshme…Dhe pastaj dakordohemi të mërkurën e bëjmë listën e dëshmitarëve të parë. ”, ka thënë Kusari-Lila.

    Edhe anëtari i këtij komisioni, Bekim Haxhiu nga radhët e PDK-së, e ka vlerësuar si të rëndësishme shqyrtimin e vendimeve që janë marrë gjatë kësaj kohe nga ministria e Shëndetësisë. E që sipas tij është e rëndësishme edhe deklarata e prindit të të riut, Agon Musliu, i cili vdiq gjatë kohës sa po qëndronte në karantinë në Qendrën e Studentëve.

    Haxhiu: Deklarata e prindit të Agon Musliut është e rëndësishme“Nuk pajtohem që prej listës së dëshmitarëve është hjekur babai i Agon Musliut, sepse ky komision ka filluar me rastin e vdekjes së të riut Agon Musliu në karantinë. Unë konsideroj që deklarata përpara komisionit e prindërit të tij rreth rastit të Agon Musliut është e rëndësishme për këtë komision parlamentar… Disa prej dokumenteve që neve na duhen ne mundemi tani me i kërkua”, ka thënë Haxhiu.

    Ai ka propozuar që të kërkohen lista e qytetarëve që kanë hyrë në Kosovë nga koha kur janë bllokuar kufijtë deri në hapjen e tyre, dhe dokumentacione të tjera të prokurimit që janë kryer gjatë kohës së pandemisë.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.