×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Komisioni Evropian thirrje vendeve anëtare: Hiqini kufizimet kufitare brenda muajit

    FrontOnline
    05 Qershor 2020

    Komisionerja për çështjet e brendshme, Ylva Johansson është shprehur se situata krijuar nga koronavirusi është drejt përmirësimit dhe se për këtë arsye Komisioni Evropian u ka kërkuar shteteve anëtare të heqin kufizimet kufitare deri në fund të këtij muajit dhe të lejojnë udhëtimin e lirë mes vendeve të bllokut.

    “Jemi shumë pranë një situate kur duhet të heqim të gjitha kufizimet e brendshme kufitare. Një afat i mirë do të ishte fundi i muajit”, u shpreh Ylva Johansson.

    Ndërsa sezoni turistik afrohet, vendet rreth Evropës po nxitojnë të heqin kufizimet ndaj lëvizjes së lirë duke hapur dyert për turistët.

    Italia e ndërmori hapin e madh në 3 qershor, duke lejuar hyrjen e të gjithë shtetasve nga zona Shengen. Për shumicën e shteteve anëtare, përfshirë Greqinë, Francën, Belgjikën, Gjermaninë dhe Çekinë, data e rihapjes do të jetë 15 qershori.

    Megjithatë, situata mbetet e ndërlikuar dhe kufijtë nuk do të hapen për të gjithë. Austria riktheu lëvizjen e lirë për të gjithë fqinjët e saj ditën e enjte, por duke përjashtuar Italinë. Qeveria e Vjenës tha se më vonë, mund të lejonin hyrjen e shtetasve Italinë, nga rajonet me numër të ulët infektimesh.

    Gjithashtu Greqia, në listën me 29 vendet me të cilat do të lejohen udhëtimet nga 15 qershori nuk e përfshin as Italinë e as Spanjën. Portugalia tha se ishte e hapur për turistët e huaj, por jo ata qe do të vijnë nga Italia.

    Hezitim ka edhe për Britaninë e Madhe, e cila ka numrin më të madh të vdekjeve nga Covid-19-ta. Qeveria e Boris Johnson po tregohet e kujdesshme, duke vendosur masën e karantinimit 14-ditor për të gjithë shtetasit që vijnë nga jashtë. Gjermania do të lejojë lëvizjen pakushte nga 15 qershori, por duke lënë fuqi rekomandimet për të mos udhëtuar në vende të prekura, si Britania e Madhe. Spanja po mendon të hapë kufijtë për vende me nivel të ulët infektimi, nga 22 qershori, një ditë pasi përfundon gjendja e emergjencës.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.