×
  • Lajme
  • Lajme

    Komandanti i KFOR-it: Krijimi i Asociacionit sjell rrezik të caktuar

    FrontOnline
    29 Shtator 2020

    Komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë, gjeneral majori Michele Risi, deklaroi se çështja e formimit të Asociacionit të Komunave Serbe është një çështje e diskutueshme, e cila mbart me vete një rrezik të caktuar.

    “Një pikë shumë e diskutueshme në dialog ka të bëjë me formimin e një bashkësie komunash në të cilën serbët janë shumica e popullsisë dhe çfarë funksioni dhe pushteti ekzekutiv do t’i caktohet asaj atëherë,” tha komandanti i KFOR gjatë një fjalimi në konferencën e Fondacionit të Kolegjit të Mbrojtjes të NATO-s në Romë.

    Sipas Radio Evropa e Lirë, ai tha se disa përfaqësues të shqiptarëve të Kosovës paralajmëruan për rrezikun e “boshnjakizimit” të Kosovës, i cili, siç thotë ai, mund të rrezikojë “entitetin shtetëror të Kosovës”.

    Komandanti i KFOR theksoi se marrëveshja e Uashingtonit ndihmoi në krijimin e një momenti të favorshëm për ndërtimin e besimit midis Beogradit dhe Prishtinës, transmeton lajmi.net.

    “Marrëveshja me 16 pika sigurisht përfaqëson një hap përpara në normalizimin e marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare dhe një stimul për aktivitetet e BE”, theksoi Risi, duke theksuar se KFOR po bën gjithçka që është në fuqinë e saj për të parandaluar që Kosova të bëhet një konflikt i ngrirë, por se “ekziston një rrezik”

    Super oferta nga Sharr Travel/ Vetëm 70€ për person në Hotel VM Resort & Spa 5* në Durrës
    Nga Rubrika
    Lajme28 Prill 2024
    Tabloidi britanik, Daily Mail ka shkruar për 53-vjeçarin kosovar me nënshtetësi angleze, Sadik Durakun që u ndalua nga policia serbe në kufirin...
    Lajme28 Prill 2024
    Armët pa leje në duart e qytetarëve të Kosovës, paraqesin rrezik serioz, thonë përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare. Qytetarët të cilët...
    Lajme28 Prill 2024
    Lista Serbe në një njoftim të fundit ka bërë thirrje për arrestimin e zëvendësministrit, Arbër Vokrrit, Radoica Radomiroviqit dhe kryetarit të Leposaviqit...
    Të tjera
    Ekonomi28 Prill 2024
    Kordinatori i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Arben Brovina ka folur rreth tenderit që ka hapur komuna e Prishtinës në muajin prill, e...
    Kronika28 Prill 2024
    Një kosovar është ndaluar në Leposaviq i cili dyshohet se hyri ilegalisht në Kosovë nga territori i Serbisë. Me vendim të prokurorit...
    Lajme28 Prill 2024
    Ilir Peci, kryetar i Zveçanit për FrontOnline deklaron se mbajtja e votimeve ishte një mundësi e dhënë për votuesit e asaj pjese....
    Lajme28 Prill 2024
    Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj ka vendosur në qarkullim postar emisionin e jashtëzakonshëm të pullave postare “Sali Çekaj, Hero i...
    Lajme28 Prill 2024
    Pushtimi rus i Ukrainës e ka vënë zgjerimin në krye të agjendës së BE. Por vendet që rreshtohen për t'u bashkuar me...
    Bota/Rajoni28 Prill 2024
    Një grup dypartiak prej 14 senatorëve amerikanë e kanë paralajmëruar në një letër kryeministrin e Gjeorgjisë, Irakli Kobakhidze, se synimi i vendit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.