×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Senatorët amerikanë e paralajmërojnë Tbilisin se ligjin për “agjentët e huaj” mund t’i prishë raportet

    FrontOnline
    28 Prill 2024

    Një grup dypartiak prej 14 senatorëve amerikanë e kanë paralajmëruar në një letër kryeministrin e Gjeorgjisë, Irakli Kobakhidze, se synimi i vendit të tij për ta risjellë një “ligj për agjentët e huaj të stilit rus” mund të shkaktojë ndryshime në politikën amerikane karshi Tbilisit.

    Në letër, të dërguar më 26 prill dhe të cilën e siguroi Zëri i Amerikës, senatorët thanë se janë “tejet të shqetësuar që po minohen synimet transatlantike të Gjeorgjisë”.

    Kjo letër u dërgua pak pasi Komiteti amerikan i Helsinkit i bëri thirrje partisë në pushtet, Ëndrra Gjeorgjiane, ta tërheqë projektligjin për “agjentët e huaj” dhe i kërkoi Tbilisit të “largohet nga kjo rrugë e dëmshme”.

    Qeveritë perëndimore dhe grupet për të drejtat e njeriut e kanë dënuar projektligjin kontrovers të Gjeorgjisë për “agjentët e huaj”, për të cilin thonë se është kopje e një ligji të ngjashëm rus, të cilin Moska e përdor për t’i luftuar zërat kritikë në vend.

    Mijëra gjeorgjianë kanë dalë nëpër rrugë për të protestuar kundër këtij projektligji. Ky legjislacion kishte nxitur protesta masive edhe kur u soll për herë të parë vitin e kaluar, duke e detyruar Qeverinë ta tërheqë projektligjin.

    Mamuka Mdinaradze, kryetar i grupit parlamentar të Ëndrrës Gjeorgjiane, tha këtë muaj se partia e ka ndër mend ta risjellë këtë projektligj, i cili do t’i detyronte organizatat jofitimprurëse dhe mediat, të cilat financohen nga jashtë dhe të cilat janë të angazhuara në aktivitete “politike”, të raportojnë për aktivitetet e tyre para autoriteteve.

    Projektligji parasheh gjithashtu që autoritetet të kenë kompetenca të mëdha mbikëqyrëse, si dhe dënime të mundshme për vepra të paspecifikuara penale.

    Ëndrra Gjeorgjiane tha se projektligji i ri është i njëjtë me atë që u tërhoq vitin e kaluar, vetëm se e ka një ndryshim: Termi “agjentët e huaj” është zëvendësuar nga një term më i tërthorët, “organizatat që ndjekin interesat e pushteteve të huaja”.

    Senatorët amerikanë i hodhën poshtë pretendimet e Qeverisë gjeorgjiane se ky legjislacion është i barasvlershëm me ligjin amerikan që u kërkon qytetarëve amerikanë të regjistrohen si agjentë të huaj, nëse ata i përfaqësojnë interesat e një pale të huaj në Shtetet e Bashkuara.

    Ish-kryeministri i Gjeorgjisë, Irakli Garibashvili, kryetari i Ëndrrës Gjeorgjiane, tha më 27 prill se letra e senatorëve “bazohet në keqkuptime”.

    Zyrtarët e Ëndrrës gjeorgjiane kanë ngulur këmbë se legjislacioni ka për qëllim të sjellë transparencë në një kohë tensionesh së larta.

    “Vendi ynë, fatkeqësisht, ende përballet me sfida. Sfida kryesore është pushtimi i huaj i 20 për qind të territorit tonë. Trupat ruse qëndrojnë në territorin e okupuar, edhe pse ka edhe rreziqe të tjera në vendin tonë”, tha Garibashvili.

    Ndjesia antiruse mund të jetë e fuqishme shpesh në Gjeorgji. Trupat ruse ende e kontrollojnë rreth një të pestën e territorit të Gjeorgjisë, shumicën e të cilit e morën gjatë luftës së vitit 2008.

    Leximi përfundimtar i projektligjit do të hidhet për debat më 17 maj.
    Presidentja e Gjeorgjisë, Salome Zurabishvili, tha për BBC kohë më parë se ajo do të përdorë veto kundër projektligjit, nëse ai kalon në leximin e dytë.

    Zurabishvili tha se shqetësimi i saj kryesor është se projektligji në fjalë është “tamam kopje e ligjit të [presidentit rus Vladimit] Putin”.

    Megjithatë, Zurabishvili tha se partia në pushtet Ëndrra Gjeorgjiane ka mjaft deputetë për ta rrëzuar veton e saj.

    Ambasadori i Bashkimit Evropian në Gjeorgji e ka kritikuar rikthimin e projektligjit, duke thënë se ai nuk është në përputhje me vlerat e bllokut, të cilit Tbilisi dëshiron t’i bashkohet.

    Human Rights Watch gjithashtu e ka kritikuar këtë legjislacion.

    Gjeorgjia ka qenë e zëshme në synimin e saj për t’iu bashkuar BE-së, dhe vitin e kaluar e mori statusin e vendit kandidat pasi Qeveria u tërhoq nga përpjekja e parë për ta kaluar këtë projektligj, pas protestave të mëdha./REL

    Nesër në këto zona nuk do të ketë rrymë deri në 5 orë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni13 Maj 2024
    Policia gjeorgjiane përdori forcë mëngjesin e 13 majit për të shpërndarë mijëra protestues që zhvilluan protestë paqësore gjatë natës jashtë Parlamentit kundër...
    Bota/Rajoni12 Maj 2024
    Bashkimi Evropian ka dënuar betimin e Gordana Siljanovska-Davkovës si Presidente re të Maqedonisë së Veriut pasi shmangu emrin kushtetues të vendit gjatë...
    Bota/Rajoni12 Maj 2024
    Turizmi është sektori që ka nevojë për më shumë punonjës në Shqipëri. Sipas kreut të Unionit Turistik Shqiptar, Rrahman Kasa, veç punonjësve...
    Të tjera
    Lajme12 Maj 2024
    Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla, dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha, e ka vizituar policin Januz Veselaj, i cili u...
    Lajme12 Maj 2024
    Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci në fshatin Zhazhë të komunës së Leposaviqit përveq boronicës, qershisë, gështenjave, dardhave e...
    Lajme12 Maj 2024
    Ka vdekur, Mirgeta Buzhala, studentja e masterit të Shkencave Politike dhe Diplomacisë. Lajmin e rëndë e kanë dhënë familjarët e saj, duke...
    Lajme12 Maj 2024
    Në një fjalim të mbajtur në Athinë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mori një qëndrim të rrallë publik duke kërkuar ndjesë për...
    Lajme12 Maj 2024
    Deputetë dhe ish-deputetë të Kuvendit te Serbisë thonë se ajo nuk ka hequr dorë nga Kosova dhe Bosnja Hercegovina. Madje deputeti shqiptar...
    Kronika12 Maj 2024
    Atalanta ka triumfuar 2-1 përballë Romës në kuadër të javës së 36-të në Serie A. Pas 18 minutash lojë, vendasit shënuan golin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.