×
  • Lajme
  • Lajme

    KMDLNj: Mos i publikoni emrat e të infektuarve me COVID-19, është shkelje e të drejtave të njeriut

    FrontOnline
    09 Korrik 2020

    Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka thënë sot se bërja publike e emrave me COVID-19 pa pëlqimin e të infektuarve është shkelje e të drejtave të njeriut!

    Ky reagim i KMDLNj-së vjen pas deklaratës së kryeministrit se po shqyrtohet mundësia që të bëhen publik emrat e të infektuarve me coronavirus.

    Lexoni të plotë reagimin e Këshillit:

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në një konferencë për media deklaroi se po shqyrtohet mundësia që të bëhen publik emrat e të infektuarve me COVID-19.

    KMDLNj mendon se ky vendim, nëse miratohet, mund të ketë qëllim të mirë në aspektin parandalues apo informues për personat e kontaktit mirëpo ia kujton kryeministrit Hoti se ky veprim, pa pëlqimin e të infektuarit shkelë Ligjin mbi Privatësinë dhe, në të njëjtën kohë paraqet shkelje të drejtave të njeriut.

    Qeveria e Kosovës duhet të krijojë mundësi që të infektuarit, me vullnetin e tyre dhe në mbrojtje të shëndetit të qytetarëve, ata vet t’i lajmërojnë personat e kontaktit.

    Ose, pa pasur nevojë të bëjnë publik emrin e të infektuarve mund të formohet një shërbim i cili do të kontaktonte personat e kontaktit, do t’i thërriste për t’ua bërë testin duke iu rekomanduar edhe masat mbrojtëse.

    Kryeministri Hoti dhe Qeveria e Kosovës duhet ta kenë të qartë se ligji i obligon ta respektojnë privatësinë e qytetarëve aq më parë që gjendja shëndetësore në të cilën gjinden nuk është shprehje e vullnetit të tyre por është i imponuar.

    Vendosjen e orës policore në komunat me shumicë serbe me rekomandim të Ministria së Shëndetësisë së Kosovës pasi para saj këtë masë e kishte vendosur zëvendëskryeministri i Kosovë, Goran Rakiq e që ishte zbatim i vendimit të Qeverisë së Serbisë sepse u vendosën në të njëjtën kohë, KMDLNj e sheh si përpjekje për të shpëtuar nga përgjegjësia kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq, ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe vet kryeministrin Hoti.

    Deklaratat e Goran Rakiqit për vendosjen e masave shtrënguese në komunat me shumicë serbe janë publike, të incizuara dhe nuk lënë asnjë mundësi për keqkuptim, aq më parë që këto janë dhënë para vendimit të Qeverisë së Kosovës e që nënkupton se Qeveria e Kosovës e ka noterizuar kundërligjshëm një vendim të Qeverisë së Serbisë.

    KMDLNj kërkon përgjegjësi për Goran Rakiq, ministrin Zemaj dhe kryeministrin Hoti. Për Goran Rakiq sepse në vazhdimësi me deklaratat publike por edhe me veprime konkrete punon kundër shtetit të Kosovës , për interes të Serbisë dhe për Aleksandar Vuçiq që e njeh për kryetar në ndërkohë që merr pagë dhe shfrytëzon beneficione nga taksat e taksapaguesve kosovarë.

    Ministri Zemaj dhe kryeministri Hoti po e mbrojnë Goran Rakiqin duke e paraqitur vendosjen e orës policore në veri të Kosovës në mënyrë të shtrembëruar, të pavërtetë duke manipuluar me opinionin.

    KMDLNj është shqetësuar dhe brengosur për faktin se nuk janë pranuar në punë vullnetarët shëndetësorë të cilët e rrezikuan edhe jetën e tyre kurse u pranuan, në rrethana të dyshimta 200 punëtorë shëndetësorë e që si kriter ishte nepotizmi partiak dhe klientelizmi politikë prandaj, për t’u sqaruar deri në fund, KMDLNj kërkon hetime për këto punësime.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.