×
  • Lajme
  • Lajme

    Klinika Infektive: 65 pacientë të shtrirë me coronavirus

    FrontOnline
    19 Qershor 2020

    Klinika Infektive, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ka raportuar se të premten në këtë institucion janë të shtrirë 79 pacientë, prej tyre 65 të prekur me koronavirus.

    Prej tyre, pesë pacientë janë në gjendje të rëndë, duke u trajtuar në repartin e mjekimit intensiv, derisa 30 raste tjera janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë të premten, gjatë raportimit në komisionin parlamentar për shëndetësi, se Klinika Infektive momentalisht ka 125 shtretër dhe gjashtë respiratorë, me mundësi të shtimit sipas nevojës.

    Ai ka paralajmëruar se ministria që drejton ai, dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK), do të vazhdojnë të përgjigjen ndaj pandemisë, përmes gjurmimit aktiv të rasteve, rritjes të testimeve, izolimit të rasteve pozitive dhe atyre të kontaktit.

    Mes tjerash, Zemaj ka përmendur edhe blerjen e testeve serologjike, sipas kërkesës së IKSHPK-së.

    Testet serologjike, janë teste në bazë të të cilave mund të vërtetohet nëse një person e ka pasur koronavirusin. Për dallim nga testet që i ka bërë Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik deri tash me strisho, të hundës ose gojës, testi serologjik bëhet përmes mostrave të gjakut.

    Marrë parasysh të dhënat e fundit, autoritetet e Kosovës deri më tani kanë regjistruar 1,916 persona të prekur me sëmundjen, Covid-19, që shkakton koronavirusi i ri.

    Prej tyre, 973 persona janë shëruar, derisa 34 pacientë kanë vdekur.

    Nga Rubrika
    Lajme19 Janar 2025
    Në kuadër të vizitës në SHBA, kryetari i AAK dhe kandidat për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar takim pune me Richard Grenell,...
    Lajme19 Janar 2025
    Në një takim të rëndësishëm me punonjësit shëndetësorë të Kosovës, Elmi Reçica, kandidati për deputet nga PDK, prezantoi vizionin për një shëndetësi...
    Lajme19 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar një tubim madhështor në Kodrën e Trimave, Prishtinë, në kuadër...
    Të tjera
    Vip19 Janar 2025
    Sara nuk ka miratuar një dëshirë të shprehur të Drilonit sonte, i cili tha se do t’i lyente flokët. Nuanca që ai...
    Bota/Rajoni19 Janar 2025
    Melania Trump, modelja e suksesshme sllovene që rikthehet si Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, u vendos në qendër të vëmendjes...
    Vip19 Janar 2025
    Luiz Ejlli ka publikuar një këngë të re. Kënga me titull “A ke zemër” vjen e shoqëruar me videoklip dhe në duet...
    Vip19 Janar 2025
    Sara nuk ka bagazh për asnjë gjë, është shprehur Rezi. Gjatë një diskutimi me Xhenetën, nuk pati fare vlerësim të mirë për...
    Bota/Rajoni19 Janar 2025
    Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha do të paraqitet nesër në SPAK në zbatim të masës detyrim paraqitjeje për çështjen partizani. Kryetari i...
    Lajme19 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shprehur emocionet e tij të thella pas një tubimi madhështor në Rugovë. Abdixhiku e...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.